Krujë, ndotje dhe trafik në qytet
rrethrrotullimi nuk është në funksion

Krujë, ndotje dhe trafik në qytet<br />rrethrrotullimi nuk është në funksion
FUSHE-KRUJE- Fushë-Kruja vijon të bllokohet dhe të ndotet masivisht nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, që kalojnë përmes qytetit. Rrethrrotullimi ende nuk është vënë në funksion.

Për pasojë, qarkullimi në ditë të zakonshme është gjithnjë i bllokuar dhe tepër i rënduar, duke sjellë edhe ndotjen e ambjentit. Banorët thonë se kalimi i kamionëve, trajlerave, etj; krijojnë shumë trafik dhe kaos në qytetin e Fushë-Krujës.

Nga ana tjetër, kreu i bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi thotë se të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë do të kalojnë vetëm përmes rrethrrotullimit të ri, sapo të mbarojë instalimi i sinjalistikës rrugore.

Ndërtimi i unazës dhe rrethrrotullimit të saj në autostradë ngjalli shpresën së qyteti do të shpëtonte një herë e mirë nga trafiku e ndotja, por deri tani asgjë nuk po zbatohet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet