Një nxënës ka tentuar të vrasë mësuesin e tij.
 
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë është bërë i mundur parandalimi i krimit.
 
Një 14-vjeçar, nxënës i klasës së 9-të në fshatin Laurshk të Fushë Krujës, me pistoletë në brez, ka shkuar në shkollë për të vrarë mësuesin e tij të fiskulturës.
 
Falë sinjalizimit në kohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e nxënësit në ambjentet e shkollës.
 
Në momentin e ndalimit atij i është gjetur pistoleta e mbushur.
 
Sipas mësuesve, sherri mes nxënësit dhe mësuesit kishte nisur pasi ky i fundit nuk e kishte përfshirë në garën e tërheqjes së litarit në orën e fizkulturës.
 
Pas kësaj ai ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë pistoletën. Falë ndërhyrjes së policisë krimi nuk u krye.
 
14-vjeçari njihej në fshat si person problamatik.

arma e nxenesit kruje
(Arma e përdorur nga nxënësi)

Njoftimi i policisë
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij.
 
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe dy fishekë.
 
Më datë 02.03.2016, Efektivat e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, mbi një konflikt në shkollën 9-Vjeçare në Larushk, kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme, ku kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij të fizkulturës, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:
 
• K.M.14 vjeç, banues në Larushk, nxënës në shkollën 9-Vjeçare Larushk.
 
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi i mësipërm, gjatë paradites së sotme është konfliktuar me profesorin e tij, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive.
 
Nga kontrolli fizik që i’u krye shtetasit të mitur i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
 
• një armë zjarri tip pistoletë
• dy fishekë.
 
Autori njihej në rrethin shoqëror si person problematik.
 
Gjatë kontrollit që ekspertët i kryen armës së zjarrit rezultoi se ishte me fishek të mbushur.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76,22 278/2 të Kodit Penal.
 
#               #                 #