Krujë, prishja e furrave të gëlqeres
përplasen pronarët me policinë

Krujë, prishja e furrave të gëlqeres<br />përplasen pronarët me policinë
KRUJE-Mes perplasjesh dhe kundërshtimesh nga ana e pronarëve është shoqëruar aksioni i ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe INUK për bllokimin e furravë të gelqerës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Krujës. Pronarët e furrave nuk kanë lejuar punonjësit e Ministrisë

Mjedisit dhe efektivët e policisë për pezullimin e aktivitetit të furrave të gëlqeres. Ata thonë se furrat e gelqeres janë i vetmi burim jetese që kanë, ndërsa ankohen se nuk janë njoftuar për aksionin e ditës së premte. 

Megjithatë, pavarësisht resitencës së ndeshur, aksioni ka vijuar ku eksvatorët kanë nisur punën për shembjen e furrave gëlqerore, të cilësuara si shkaktarët kryesorë të ndotjes së ambjentit në Krujë. Kryeinstproti I mjedisit, I pranishëm në këtë aksion tha se aktiviteti I guroreve do të vijojë, mbrapa malit të Krujës, duke lejuar prodhimin me lende që nuk janë ndotëse të mjedisit. 

Nga ky aksion pritet të izolohen 109 furra furra gëlqerore në të gjithë rrethin e Krujës, në Fushë Krujë dhe në komunat Niklë dhe Thumanë. Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me INUK dhe Policinë e Shtetit ndërmorri sot aksionin për mbylljen e furrave të gëlqeres në Krujë.

Aksioni përfshin të gjitha subjektet që përdorin djegien e gomave për aktivitetin e këtyre furrave. Kjo nismë nisi rreth orës 10:30-11:00 të paraditës së sotme.

Brenda kësaj jave aktivitetet e jashtëligjshme të furrave të gëlqeres, nuk do të ekzistojnë më. Ky është afati që ka vendosur Ministria e Mjedisit për të çliruar Krujën, Fushë Krujën, Niklën dhe Thumanën nga djegia e gomave të makinave.

Vendimi për pezullimin e furrave të gëlqeres, nuk do të thotë mbyllje e përhershme e këtij aktiviteti. Drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit do të kryejnë një studim, për t’i grupuar në një zonë të përshtatshme dhe për të lejuar prodhimin me lende djegëse jo ndotëse të mjedisit.


(e.s/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut