Krujë/ Punëtorit të pikës së përpunimit të inerteve i bie të fikët, shtypet nga kamioni i tonazhit të rëndë, ndërron jetë në spital (Emri)

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 12:30 në pikën e përpunimit të inerteve "Babasi 2" në Krujë.

Punëtori Lulzim Balla rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë në vendin e punës.

Sipas burimeve për Report TV punëtori është ndjerë keq dhe është rrëzuar përpara kamionit që ka qenë duke lëvizur në pikën e grumbullimit të makinave të kompanisë së përpunimit të inerteve.

I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda. Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes. 

Policia njofton se ambienti ku ndodhi aksidenti shërbente dhe si pike grumbullimi mjetesh, kryesisht për mjetet e kompanisë.

"Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Pronari i pikës rezulton Besnik Babasi të cilit më herëi është mbyllur gurorja me të njëtin emër pasi nuk dispononte dokumentet përkatëse për kryerjen e aktivitetit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Krujë/ Punëtori u shtyp nga kamioni, ja kush është pronari i pikës së inerteve, anëtar i Këshillit të PD! Gurorja iu mbyll në 2023

1707930616_gurore.JPG

Besnik Babasi rezulton të jetë pronari i pikës së përpunimit të inerteve “Babasi 2” në Krujë punonjësi i të cilës u aksidentua sot për vdekje nga një kamion i tonazhit të rëndë pasi i ra të fikët në vendin e punës. Më herët Babasi ka qenë pronar i gurores me të njëtin emër e cila iu mbyll pasi nuk dispononte dokumentet përkatëse për aktivitetin e saj. Në janar të 2023 Babasi u arrestua në flagrancë për akuzat “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”. Report tv mëson se Besnik Babasi është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

 

(Kliko për të parë dokumentin e plotë)

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron braja: 14/02/2024 20:00

    Po nermal qe do vdeso puntori se edht policia e korruptume.mer pes mij euro kryetari deges nga besniku.esht zon e mbrojtir e spusjojn plasjet me eklpoziv dit nat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?