Shirat e dendura që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar shembjen e urës përgjatë aksit Krujë-Qafë Shtamë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites se të premtes dhe për momentin flitet vetëm për dëme materiale.

Ura siguron lidhjen me 5 fshatra të zonës, të cilët kanë mbetur të izoluar. 

G.F. / Shqiptarja.com