Konkretisht në 3 fshatra të krujës janë zbuluar të mbjella në parcela 6115 rrënjë Kanabis Sativa të cilat janë asgjesuar në vend me djegje.
Në qarkun e Shkodrës janë zbuluar 945 rrënjë kanabisi, në disa parcela të ndryshme duke u vendosur në pranga edhe 2 persona të dyshuar si kultivues, gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e një personi të tretë.
Ndërkohë që në Përmet është bërë asgjësimi i 860 rrënjëve kanabis të kultivuara në fshatin Kreshovë, në vendin e quajtur “Pylli i Kreshovës.”
855 rrënjë kanabis janë zbuluar në rrethin e Vlorës, konkretisht bimët narkotike ishin kultivuar në fshatrat Kuç dhe Tagjasë-Orikum. Edhe në Vlorë policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.
Krujë, asgjesohen 6115 bimë Kanabis Sativa, në kërkim kultivuesit
Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë ”FNSH”Tiranë kanë zbuluar dhe asgjësuar 6115 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa. Lënda narkotike u zbulua në fshatrat Brez,Bruz Zallë dhe Shqezë të Krujë gjatë kontrolleve të ushtruara në këto zona.
Bima narkotike ishte në një lartësi nga 30 deri në 1.50 metra e mbjellë në një sipërfaqe nga 120 deri në 400 m².
6115 bimët e zbuluara u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike
Shkodër 2 të arrestuar, 1 në kërkim, asgjësohen 945 rrënjë kanabis
Vazhdojnë operacionet antikanabis në Qarkun Shkodër. Asgjësohen 945 rrënjë bimë narkotike. Arrestohen dy shtetas për kultivim të bimëve narkotike.
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Nikoll Lazri , 56 vjeç, banues në Pukë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara në tokën e tij u gjeten : Dy parcela me bimë narkotike Canabis Sattiva, gjithsej 60 rrënjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqosor Pukë, për vepren penale « Kultivim i bimëve narkotike », parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Preng Marku, 20 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë në vëndin e quajtur « Kçirë », komuna Qerret, në Pukë duke ujitur parcelën e kultivuar me bimë të dyshuara narkotike.
Ky shtetas ka qënë qenë sëbashku me shtetasin A.J., 37 vjeç, banues Shkodër, i cili nuk është kapur pasi është larguar, por po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Pukë « Kultivim i bimëve narkotike », parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
Gjithashtu operacioni ka vijuar në fshatin Vukaj, në komunën Shllak, në Shkodër, ku janë gjetur dhe asgjësuar : 5 parcela me 535 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Po gjatë operacionit në fshatin Srriqe, në komunën Qafë Mali, në Pukë janë gjetur dhe asgjësuar : 2 parcela me 350 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike në komunën Shllak dhe Qafë Mali.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
Përmet, asgjësohen 860 bimë narkotike, hetohet për kultivuesit
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet, në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 860 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva në fshtin Kreshovë, komuna Petran Përmet, në vendin e quajtur “Pylli I Kreshovës.”
Po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e kultivuesve,për veprën penale të parashikuar nga neni 284 I Kodit penal.
Vlorë, asgjësohen 855 rrënjë kanabis, hetohet për kultivuesit
Në vijim të Operacionit Anti-Kanabis, ka zbuluar dhe asgjësuar 2-Parcela me 855-rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva”!
Në fshatin Kuç, Policia ka zbuluar 1-Parcelë me 455-bimë narkotike "Canabis".
Në mes të pyllit të këtij fshati u konstatuan këto bimë narkotike të mbjella në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar pa pronarë, ku lartesia e bimëve narkotike arrinte deri në 130 cm.
Në fshatin Tagjasë-Orikum, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1-Parcelé me 400-bimë narkotike "Canabis".
Bima narkotike u konstatua në mesin e shkurreve, në një sipërfaqe toke të hapur posaçërisht për mbjelljen e bimëve narkotike, me lartësi deri né 120 cm.
Policia ka bërë të mundur asgjësimin e plotë të bimëve narkotike më djegie dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)