Krujë-Një sasi e vogël me lëndë plasëse ka shpërthyer sot në ambientet e jashtme të një banese në lagjen Nr. 1 në Krujë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 03.10.2024, rreth orës 03:00, në lagjen Nr. 1, Krujë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit B. K., (te dera e banesës), dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Xh.K/Shqiptarja.comKomente

