KRUJE - Një banesë është sulmuar me armë zjarri gjatë natës në fshatin Mazhë e Vogël në Komunën Bubq të Krujës. Banesa është në pronësi të 55-vjeçarit Ndue Kaci me profesion elektricist, ndërsa sulmi është shënuar rreth orës 21:00.
Kanë qenë mbi 10 plumba të lëshuar ndaj banesës, disa prej të cilëve kanë depërtuar tej për tej në kuzhinë, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Nga të shtënat janë thyer xhamat në katin e parë, ndërsa nga seria e plumbave është dëmtuar dhe makina tip Audi A4 me targë AA 384 FU që ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë.

Ndërsa autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen, hetimet janë përqendruar në një mbishkrim të gjetur në derën e jashtë të banesës ku shkruhet “Largohu Kaurr”

Pronari i shtëpisë, Ndue Kaci në një prononcim për A1 Report thotë se nuk ka asnjë konflikt me banorët e zonës dhe se nuk e di kush mund të jetë autor i këtij sulmi.

“Nuk kam pasur konflikt me asnjë person. Nuk kam emra të dyshuar, shyqyr që shpëtuam. Familjarët u tmerruan, plumbat kanë hyrë në kuzhinë”, thotë ai.
Ekspertët shprehen se arma e përdorur është armë gjahu dhe plumbat kanë qenë të kalibrit 9 milimetra. Polica ende nuk ka të qartë motivin e këtij sulmi, por po mbledh të gjitha provat që mund të identifikojnë autorin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO