KRUJË- Është 47 vjeç dhe vuan nga probleme të rënda psikike dhe nëse dikush nuk kujdeset gjatë gjithë kohës për të, mundësia për të kryer veprime me pasoja fatale karshi personave të tjerë është e madhe.
Pëllumb Cela nga fshati Aramiras i Krujës, sipas mjekëve të spitalit psikiatrik, vuan nga një degradim i rëndë mendor dhe epilepsi e shkallës së parë. Sulmet e tij fizike ndaj personave të tjerë të familjes apo edhe të njohurve nuk kanë qënë të pakta madje duke iu shkaktuar lëndime të rënda.
Prej vitesh 47 vjeçari është trajtuar si invalid i grupit të parë me kujdestari të posaçme, për shkak të gjendjes se rrezikut që ai paraqet, ndërsa atij pak kohë më parë ju hoq kujdestaria dhe tashmë trajtohet si invalid i grupit të dytë.
Ky fakt konfirmohet nga babai i tij Shaqir Cela, i cili e konsideron të padrejtë vendimin e komisionit të kempit në Krujë. Pasi dyert e insititucioneve përkatëse i ka gjetur të mbyllurura ai ka vendosur ti drejtohet medias për të bërë apel që të birit ti rikthehet kujdestaria.
Pak kohë më parë një rast i ngjashëm u rregjistrua edhe në Vlorë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO