Krujë, tre shpërthime brenda
48 orësh, dëme materiale 

Krujë, tre shpërthime brenda<br />48 orësh, dëme materiale 
KRUJË - Tre shpërthime kanë ndodhur në rrethin e Krujës gjatë 48 orëve të fundit.  Shpërthimi i parë ka ndodhur në zyrën e një avokati në qytetin e Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orë 01.00 të mëngjesit duke u gdhirë dita e djeshme në qendër të qytetit. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur në zyrën e avokatit Shkëlqim Frangut, 50 vjeç. Mësohet se zyra e avokatit ndodhet vetëm 20 metra larg nga Komisariati i policisë së Krujës dhe 10 metra nga gjykata. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Tritoli ishte vënë në njërën prej kollonave mbajtëse të objektit, ku ndodhet zyra avokatit Frangu. Gjatë ditës së sotme është duke u bërë edhe riparimi i dëmit. Avokati Frangu, ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, por sipas tij, lënda shpërthyese është vërë për ti bërë presion. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë që kanë nisur hetimet. Ata kanë marrë dëshminë e avokatit dhe të personave të tjerë që mund të kenë dijeni në lidhje me këtë ngjarje. Policia bën të ditur se është duke u hetuar për lidhje me punën e avokatit Shkëlqim Frangu.
 
SHPËRTHIMI NË PARUKERI
Shkatërrohet një parukeri në Nikël të Krujës, si pasojë e vendosjes së një sasie lënde eksplozivi. Shpërthimi i dytë në Krujë ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, parukeria ku është vendosur lënda eksplozive është në pronësi të motrës së një efektivit policie, Ahmet Sh., nga Nikla.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi ndërsa policia është duke hetuar për ndonjë lidhje me profesionin e të vëllait. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të mëdha.
 
SHPËRTHIMI NË FSHATIN MAZHË
Një tjetër shpërthim ka ndodhur fshatin Mazhë në rrethin e Krujës në Komunën Bupq. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e Ramazan Karajt nga Tirana, i cili ka blerë jë tokë në këtë fshat dhe ka ndërtuar edhe një banesë. Karaj tokën e kishte blerë nga Sulë Hoxhës, por vëllai i këtij të fundit, Qemal Hoxha pretendon se i ka hyrë në pronën e tij, duke i marrë disa metra tokë. Në banesën e Ramazan Karaj, ka ndodhur një shpërthim nga lëndë artizanale.

(Në foto: Vendi ku ishte vendosur tritoli në zyrën e avokatit, duke u riparuar)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret