Një makinë ka shpërthyer gjatë natës në qytetin e Krujës. Sipas policisë gjatë ditës së djeshme në orën 20.15 në lagjen numër 1 ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse e vendosur në mjetin tip “Benz” me targe AA697ER .
 
Automjeti është në pronësi të shtetasit Eduart Çela, 45 vjeç. Automjeti ka qënë i parkuar para një lokali. Sipas policisë nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për përcaktimin e lëndës plasese si dhe  identifikimin e autoreve.

Eduart Çela është pronar i një lokali në lagjen Nr.1 dhe bashkëpronar në disa biznese në Tiranë. A1 Report ka mësuar gjithashtu se Çela ka qënë i dënuar me 5 vite burg për trafik droge dhe pasi ka bërë tre vite, është liruar me kusht. Sipas policisë pista e hetimit është në këtë drejtim.

tritoli ne kruje

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)