KRUJË- Vatra e zjarrit në fshatin Mukje të Krujës, e cila u përhap një natë më parë, duke rrezikuar edhe banesat e fshatit, është vënë nën kontroll.
Falë punës intensive të kryer gjatë natës nga zjarrfikësit e Krujës të ndihmuar edhe nga dy zjarrfikëse të Kamzës, kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së banesave të fshatit, Mukje.
Gjatë natës është bërë i mundur lokalizimi i flakëve dhe është shuar rreth 80% e vatrës së zjarrit, i cili vijon të jetë aktiv në një zonë ku është e pamundur ndërhyrja me mjete, por po punohet me mjete rrethanore, ndërsa kërkohet ndërhyrja me helikopter.
Fatmirësisht nuk ka rrezik më për banesat. Zjarri mori përmasa të frikshme, ndërsa ka djegur rreth 50 hektar shkurre.
Lajmi kryesor: