Zjarr i madh në Bushat në Shkodër, rrezikohen varrezat! Kërkohet ndërhyrje nga ajri! 7 vatra të tjera në qytete të ndryshme të vendit

E vështirë është situata e zjarreve në Vaun e Dejës, ku në rrezik të përfshirjes nga flakët janë varrezat e fshatit. Për shkak edhe të erës, flakët po përhapen me shpejtësi të lartë në drejtim të varrezave.

Situata e zjarreve po përsëritet edhe këtë verë për shkak të temperaturave të larta, me disa vatra në të gjithë vendin. Aktualisht janë aktive 7 vatra zjarri në vendin tonë, konkretisht në Bashkinë Shkodër, Mat, Durrës, Krujë, Tropojë, Kurbin. Vetëm 1 helikopter Cougar ndërhyn nga ajri kur ka situata kritike ndërsa janë angazhuar 411 forca operacionale të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 31 mjete zjarrfikëse. Në 24 orët e fundit, helikopteri ka operuar në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, bashkia Mat dhe në fshatin Shetaj, bashkia Durrës.

Vatrat aktive

-Në njësinë administrative Postribë, bashkia Shkodër, me gjithë ndërhyrjen e bere nga forcat operacionale për ditën e djeshme dhe gjate natës nuk u be e mundur shuarja e kësaj vatre zjarri. Janë angazhuar gjatë ditës së sotme forcat e pushtetit vendor të mbështetur edhe nga 30 forca të FA. 

-Në Malin e Zorgjit, njësia administrative Shalës, sipër fshatit Nderlysa, bashkia Shkodër. Aktualisht po vijon puna nga forcat e pushtetit vendor për izolimin  e kësaj vatre zjarri. 

-Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi, në fshatin German, bashkia Mat. Gjatë ditës së djeshme kanë punuar forca nga toka dhe nga ajri të cilët kanë mundur të bëjnë izolimin ë vatrave të zjarrit, operacioni vazhdon nen drejtimin e Bashkise Mat e mbështetur me 50 forca nga FA.

-Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, Gjatë ditës së djeshme vatra u riaktivizua dhe si pasojë e erës së fortë është përhapur në mënyrë të pakontrolluar duke vënë në rrezik banesat dhe bizneset në vijën bregdetare. Menjëherë është realizuar ndërhyrja nga ajri për të normalizuar situatën, në mënyrë që të vijohej puna nga toka. Ditën e sotme kanë vijuar punën forcat e bashkisë Durrës dhe  FA për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit..

-Në fshatin Mukaj, bashkia Krujë, gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit shërbimi MZSH i bashkisë Krujë ka punuar për shuarjen e zjarrit së bashku me vullnetarë, forca të shërbimit pyjor, sektorët e emergjencave dhe ADZM. Zjarri ka përfshirë gjithë sipërfaqen e kodrës dhe ditën e sotme intensiteti i vatrës është shumë i ulët dhe po punojnë për shuarjen përfundimtare.

-Në fshatin Dragobi, bashkia Tropojë zjarri i rënë në një sipërfaqe malore me pemë ahu vijon të digjet me intensitet të ulët brenda vatrave të saj. Ditën e sotme kanë filluar punën për izolimin e vatrave aktive nga forcat e bashkisë dhe ADZM. 

-Në fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, zjarri pati nje përhapje te menjehereshme i ndihmuar dhe nga era duke rrezikuar tre banesa. Forcat zjarrfikëse, forcat e bashkisë kurbin dhe vullnetare u vunë ne mbrojtje te banesave duke larguar rrezikun per djegjen e tyre. Puna ka vijuar gjate gjithë natës nga Bashkia Kurbin. Operacioni vazhdon. 

Ndërkohë pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 20 vatrave në:

  • Fshatin Jaran, bashkia Malësi e Madhe. 
  • Fshatin Mjedë, në fshatin Vig, në fshatin Melgushë dhe në fshatin Bushat, bashkia Vau Dejës. 
  • Fshatin Beltojë, bashkia Shkodër. 
  • Fshatin Sumaj, bashkia Dibër.
  • Fshatin Bërdicë, bashkia Shkodër. 
  • Fshatin Borizanë dhe në lagjen Kasme, bashkia Krujë. 
  • Fshatin Dhivër, bashkia Finiq. 
  • Fshatin Romës, bashkia Selenicë. 
  • Fshatin Nartë, bashkia Vlorë.
  • Fshatin Peshtan, bashkia Poliçan.
  • Fshatin Gorican, bashkia Dimal.
  • Fshatin Marikaj, bashkia Vorë.
  • Fshatin Lekaj, bashkia Rrogozhinë.
  • Fshatin Vidhan, bashkia Gramsh.
  • Fshatin Eskaj dhe në fshatin Rrapez, bashkia Lushnjë.

në përditësim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
E vështirë situata e zjarreve në Vaun e Dejës, rrezikohen varrezat e fshatit (VIDEO)

 

Situata në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës mbetet e vështirë.

Zjarret po përhapen me shpejtësi të lartë. Në rrezik ndodhen varrezat e fshatit, ku edhe për shkak të erës zjarri po iu afrohet. Banorët janë mbledhur me kova uji te varrezat në gatishmëri për t'i mbrojtur nga flakët.

Aktualisht janë në operacion 14 efektivë të MZSH-së, 10 vrojtues pyjesh, 32 punonjës nga Sektori i Mirembatjes, 6 punonjës nga  Policia Bashkiake, 7 të rinj nga Administrata, 70 vullnetarë të Komunitetit, 2 mjete zjarrfikëse.

Forca ndihmuese kanë mbërritur nga Lezha, Puka, Shkodra, Fushë-Arrëz, dhe Kukësi.

E vetmja zgjidhje mbetet ndërhyrja nga ajri sipas ekspertëve, pasi zjarri është shtrirë në siperfaqe mhaft të gjerë që përfshin Rranzën, Bushatin dhe Malin e Jushit.

Megjithatë, deri tani është bërë e mundur që të mos preken banesat.

Ora 16:15
Zjarr i madh te Vau i Dejës, flakët përfshijnë malin e Zefjanës! Erërat po përparojnë me shpejtësi (VIDEO)

 

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Rranxa Bushat në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Zjarri ka përfshirë malin e Zefjanes. Erërat e forta po e përhapin me shpejtësi

Në ndihmë të rastit në zonë kanë shkuar 2 mjete nga Shkodra  dhe një nga Lezha dhe po vjen edhe një nga Puka

 Në dispoziocion janë gjithashtu dy mjete janë të Vau Dejës.

Ora 07:46
Krujë/ Zjarri në fshatin Mukje, vihen nën kontroll flakët, zjarrfikësit shmangin djegien e banesave

KRUJË- Vatra e zjarrit në fshatin Mukje të Krujës, e cila u përhap një natë më parë, duke rrezikuar edhe banesat e fshatit, është vënë nën kontroll.

Falë punës intensive të kryer gjatë natës nga zjarrfikësit e Krujës të ndihmuar edhe nga dy zjarrfikëse të Kamzës, kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së banesave të fshatit, Mukje.

Gjatë natës është bërë i mundur lokalizimi i flakëve dhe është shuar rreth 80% e vatrës së zjarrit, i cili vijon të jetë aktiv në një zonë ku është e pamundur ndërhyrja me mjete, por po punohet me mjete rrethanore, ndërsa kërkohet ndërhyrja me helikopter.

Fatmirësisht nuk ka rrezik më për banesat. Zjarri mori përmasa të frikshme, ndërsa ka djegur rreth 50 hektar shkurre.

/D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 03/08/2022 22:19

    Ka ra zjarr n'Bushat!

    Përgjigju
  • kastriot: 03/08/2022 14:58

    Zjarre te qellimshe nga elemet qe duan destabilizim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!