Situata nga zjarret, 4 vatra aktive! Flakët 'përpijnë' fshatin Mukaj në Fushë-Krujë, digjen 50 hektarë shumë pranë banesave, zona pa drita

Një zjarr i përmasave të mëdha ka prekur fshatin Mukaj të Fushë-Krujës mbrëmjen e sotme ku janë djegur 50 hektarë bimësi. Flakët e mëdha siç duken edhe nga pamjet e siguara nga Report Tv ndodhen shumë pranë banesave ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshem ose jo. Zona pa drita pasi zjarri ka djegur dhe telat e tensionit të ulët.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se 4 vatra zjarri janë aktive aktualisht në vendin tonë. Vatrat me 'llambë të kuqe' ndodhen në fshatin Postribë, bashkia Shkodër, pranë Liqenit të Zi në Mat, në fshatin Dragobi të Tropojës dhe në fshatin Shetaj të Durrësit. Në fshatin Postribë është aktivizuar vatra në orët e para të mëngjesit dhe ka filluar operacioni nën drejtimin e bashkisë Shkodër e mbështetur me 60 forca nga FA.

Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat, zjarri ka filluar në mesditën e ditës së djeshme në Parkun Kombëtar të “Qafë Shtamë”. Gjatë ditës së djeshme nuk u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nga bashkia Mat e mbështetur nga efektive të FA dhe nga ajri me helikopter Cougar të MM. Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyll ahu, po punohet nga bashkia dhe AdZM per fikjen e saj. Ndërsa në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, është riaktivizuar vatra e shuar disa ditë më parë, në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të mbështetur me 20 efektivë të FA.

Pas një pune të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. •    Fshati Pecë, bashkia Finiq. 
  2. •    Në lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë.
  3. •    Fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë. 
  4. •    Fshati Ruzhdie, bashkia Patos. 
  5. •    Fshati Daullas, bashkia Fier. 
  6. •    Fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhe. 
  7. •    Fshati Rrapë, bashkia Pukë.
  8. •    Fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë.
  9. •    Fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë.
  10. •    Fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë.
  11. •    Fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë.
  12. •    Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës.
  13. •    Fshati Metallë, bashkia Shijak.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë shërbimeve zjarrfikëse vendore. Të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri. Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Zjarr masiv në fshatin Mukje të Fushë-Krujës, shkrumbohen 50 hektarë! Flakët shumë pranë banesave (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshire fshatin Mukje të Fushë-Krujës.

Zjarri ka marë përmasa të frikshme dhe vijon të avancoje, deri tani ka djegur rreth 50 hektar si dhe flakët rrezikojnë disa banesa.

Ora 21:23
Zjarr te ish fusha e Aviacionit në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në ish fushë e Aviacionit në Vlorë. Është nisur menjëherë mjeti zjarrfikës dhe ka mbërritur në vendngjarje.

Ora 14:36
Fushë-Krujë/ Zjarr në kodrat e Borizanës, flakët rrezikojnë varrezat, kishën dhe disa banesa

Një zjarr i rënë në kodrat e Borizanës në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra ka avancuar duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë frutore.

Po ashtu, si pasojë e flakëve rrezikohen disa banesa, kisha si dhe varrezat e zonës. Për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës. Zjarri mendohet të jetë vënë nga banorët e zonës.

Ora 13:27
Poliçan/ Zjarr në Fushë Peshtan, shkrumbohen ullishtat, flakët favorizohen nga era

 

Një zjarr është raportuar në kodrën me ullinj pjesë e fshatit Fushë Peshtan në Poliçan. Flakët janë ndihmuar edhe nga era duke bërë që të përhapen me shpejtësi dhe të shkrumbojnë plantacione me ullinj.  Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 02/08/2022 21:51

    Te ish fusha e aviacionit ne Vlore e kane kthyer ne landfill se ska beshki Vlora eshte kot dhe njerezve mos tju vij hidhur kur ndodhin keto se vete i kane hedhur plerat po me vjen keq per zjarrfikesat se rrezikojne jeten e tyre per barbonat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)