Zjarri që ra dje në fshatin Zidoll dhe rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të 'Albanopolis-it është drejt shuarjes së plotë. Mëngjesin e sotëm ka rinisur ndërhyrja me dy helikopterë.
Ndërkohë në lagjen Boje po punojnë për shuarjen e vatrave aktive forcat zjarrfikëse së bashku me ushtrinë.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në banesa, por vetëm dëme të florës dhe faunës.
Lajm në përditësim…
Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj.
Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.
Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme.









Komente
Komento