Roland Kukalaj, mësuesi-mjeshtër druri që gdhend ullirin në Krujë (Video)

Kruja është një qytet i vogël historik dhe turistik në të katër stinët e vitit. Ai gjendet vetëm 40 km në veri të Tiranës, ka një popullsi prej rreth 15 mijë banorësh dhe karakteristikë e tij vec muzeut të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, është edhe pazari i vjetër, me rreth 70 dyqane, ku tregtohen mallra të shumta, të punuara të gjitha me dorë në mënyrë artizanale nga mjeshtra duarartë. 

Në rrugicën në hyrje të kalasë, unë ndalem para një dyqani karakteristik me tabelën "Artizanal Art", ky syri i kameras fokuson disa nga punimet artistike, nxjerrë nga duart e arta të mjeshtrit të punimeve në dru Roland Kukalaj. Në gjurmë të punës së mjeshtrit Rolandit, do të shkojmë më në veri të vendit, atje ku ka një punishte të vogël. Mjeshtër Rolandi është 49 vjec, e quan veten krutan por me origjinë është nga Rrafshi i Dukagjinit të Kosovës.

Ai është diplomuar në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër, për Psikologji e Pedagogji. Ndërsa zanatin e punës me dru e ka mësuar qysh sa ishte fëmijë nga i ati, marangoz në një punishte po këtu në Krujë. Në vitin 1995 Rolandi merr rrugën e emigrimit në Itali, kalon detin Adriatik me gomone dhe vendoset në qytetin e Firences, punon atje 16 vjet dhe rikthehet sërish në atdhe. Aktualisht, Rolandi punon si mësues në shkollën 9-vjecare De Rada në Tiranë dhe si punë të dytë bën edhe atë të mjeshtrit të punës me dru. 

Unë jam Roland Kukalaj, jam qytetar i Krujës dhe sic e shihni merrem me realizimin e këtyre punimeve. Janë të gjitha punime të bëra me dorë, kalojnë nëpërmjet duarve të mia. Mundohem të ruaj stilin e qytetit, ajo që me të vërtetë e prezanton qytetin e Krujës. Sic e pamë tek show-roomi ose ekspozita që unë kam hapur, sepse e shoh që është me interes për turistët e huaj apo vendas që vijnë, që të ekspozohen me të vërtetë punimet e mjeshtrave artizanë të Krujës.

Roland Kukalaj, mjeshtër artizan

Rolandi shprehet se puna e tij është shumë pak e lidhur me makineritë dhe se për realizimin e të gjitha punimeve artistike përdoret druri i ullirit. Ai tregon se fillimisht realizohen format, të cilat priten në sharrë, e më pas pasi dalin nga makineria, Rolandi tregon se kalohet në procesin e gdhendjes. 

Kruja ka fatin e mirë sepse këto ullinj shumë vjecar, druri i tyre është një dru shumë i cmuar. Edhe italianët e mbajnë drurin e ullirit në shtëpi sepse të jep një mirësi dhe ne e kemi këtu në qytetin tonë. Shumë punime i realizoj pikërisht duke përdorur drurin e ullirit. 

Roland Kukalaj, mjeshtër artizan

Rolandi  tregon më tej për gazetarin e Report Tv punimet e tij, duke i cilësuar si unike, pasi sipas tij puna me dorë nuk lejon që të prodhohen dy punime njësoj. Në radhën e punimeve artistike të mjeshtrit të artizanit shihen fucitë e verës ose të rakisë, mbajtëset e verës dhe puset në miniaturë. Këto të fundit, Rolandi i cilëson si punime që tregojnë një element mjaft dallues në familjet e dikurshme të Krujës. 

Rolandi tregoi edhe bashkëpunimin e tij me regjizorin Artur Gorishtin, filmi i së cilit mbart një episod që do të zhvillohet në një nga ambient të pazarit të vjetër të Krujës, që do të quhet "Kafe Cakalli". Ai ka punuar pikërisht tabelën e kësaj kafeje, me gdhendje në dru.

I pyetur për ndikimin që ka gjendja shpirtërore në punimet artistike, ai përcjell një mesazh për shikuesit. "Nuk ka rëndësi si je shkolluar, cfarë di të bësh, njeriu duhet të punojë, të jetë korrekt, të përballet me jetën dhe me atë që ajo të ofron", u shpreh ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

 Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT)

Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT)