Kryebashkiakët e rinj / Gjykatat ‘vulosin’ 30 qershorin, rrëzojnë opozitën dhe Metën

Kryebashkiakët e rinj / Gjykatat ‘vulosin’ 30 qershorin, rrëzojnë opozitën dhe Metën

TIRANE - Gjykatat shqiptare kanë nisur të konfirmojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duke hedhur poshtë kësisoj të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike, LSI dhe Presidentit Ilir Meta kundër zgjedhjeve. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë si të paligjshëm dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve, si dhe pas njohjes së procesit nga SHBA-BE, tashmë janë gjykatat shqiptare, ato që po u vënë vulën e ligjshmërisë zgjedhjeve të 30 qershorit, duke konfirmuar mandatet e kryebashkiakëve të rinj.

Vendimet e gjykatave për konfirmimin si të ligjshëm të mandateve të drejtuesve të rinj të bashkive duket se do t’i japin fund edhe betejës së opozitës dhe Presidentit Ilir Meta për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndryshe nga pretendimet e opozitës dhe Presidentit, gjykatat po konfirmojnë se, kryebashkiakët e rinj e kanë marrë mandatin në përputhje me Kushtetutën dhe përmes zgjedhjeve të ligjshme. Pas këtyre vendimeve, kryebashkiakët e PD-LSI do ta kenë tepër të vështirë të qëndrojnë në zyra me forcë, pasi mund të përballen me akuza penale.

Kryebashkiaket e certifikuar

Ndërkohë sot, Gjykatat i kanë vërtetuar mandatin edhe kryebashkiakut të Librazhdit Kastriot Gurra dhe të Fierit, Armando Subashi.

Gledian Llatja, i cili kandidoi dhe u zgjodh në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, është kryebashkiaku i parë që konfirmohet në detyrë për drejtimin e Bashkisë së Elbasanit, për katër vitet e ardhshme. Llatja kandidonte i vetëm për Bashkinë e Elbasanit e cila më herët është drejtuar për tre mandate Qazim Sejdini. Llatja ka vendosur vetë në lëvizje gjykatën në bazë të nenit 60 të ligjit për veteqeverisjen vendore, i cili parashikon që “Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor, (dhoma civile) në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”. Po kështu, mandatin e kryebashkiakut e ka marrë dje edhe kandidati fitues për bashkinë e Kavajës, Redjan Krali. Ndërkaq, edhe kryebashkiakë të tjerë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si fitues, u janë drejtuar gjykatave për konfirmimin e mandateve të tyre.

Apeli i PD për gjykatat

Nisur nga rëndësia e këtyre vendimeve, dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i bëri thirrje gjykatave që të mos miratojnë vendimin e KQZ-së për shpërndarjen e mandateve të kryetarëve të 61 bashkive, fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. "Sipas ligjeve të vendit, që një kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekretit të Presidentit. Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me Veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve", tha ai.

Audrey Glover

Kryesuesja e misionit vëzhgues  të OSBE/ODIHR Audrey Glover ka deklaruar se do të jenë pikërisht gjykatat shqiptare, ato të cilat do të certifikojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Glover ka pohuar se nuk është puna e OSBE/ODIHR të certifikojë zgjedhjet. “Në fakt nuk është puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, janë autoritetet e këtij vendit, një sërë konsultimesh me një sërë gjykatash për të parë nëse certifikohen apo jo. Nuk është mandati ynë të certifikojmë zgjedhjet ne do të dalim me raportin tonë përfundimtar”, është shprehur Glover.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 12/07/2019 15:41

    Gazmend Henrih Himleri i Pd është njeriu me i ndyrë në shqipëri, nxjerrë vetëm helm nga goja taman si naziskin, është ftuar në të 40tat e leshitdhise që vdiq me 30qershor që do mbahen me 10gusht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë