Kryebashkiaku Erion Veliaj: Do rindërtojmë aksin Tiranë-Plepa

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Do rindërtojmë aksin Tiranë-Plepa

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Njësia administrative Pezë ka qenë ndalesa e radhës e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë turit të dëgjesave për bashkëqeverisjen me njerëzit. Në takimin me banorë të kësaj njësia, kryebashkiaku Veliaj i shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu dhe Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, deklaroi se në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar kanë nisur bisedimet për rindërtimin e aksit Tiranë-Plepa që do t’i jepte kryeqytetit një hyrje të re, por njëkohësisht edhe një impuls të ri zhvillimit ekonomik të gjithë zonave ku kalon.

Bashkë me ARRSH-në po gjejmë një fond për rrugën kombëtare Tiranë - Ndroq. Po të kemi të njëjtën frymë bashkëpunimi, siç kemi pasur në këto tre investime kryesore, do të ecim akoma më shpejt

Erion Veliaj

Kryebashkiaku deklaroi se Njësia administrative e Pezës ka qenë dëshmitare e një numri investimesh të cilat do të shtrihen në të gjitha lagjet e saj, teksa shtoi se transformimi ka prekur edhe fshatrat e njësisë.

Veliaj theksoi se Partia Socialiste i kushton një vëmendje të posaçme demokracisë dhe se koha kur jepet llogari para popullit vetëm një herë në 4 vjet kur voton, ka marrë fund.

Ne kemi një parti që llogaridhënien nuk e trajton si një sport një herë në katër vjet, por si diçka që duhet të bëhet përditë

Erion Veliaj

Në bashkëbisedimin me banorët e Njësisë Administrative Pezë, kryebashkiaku Veliaj i inkurajoi që të gjitha shqetësimet e tyre t’i shprehin nëpërmjet portalit për bashkëqeverisjen, ku do të marrin të vëmendjen e duhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I Ngarkuari me punë i SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të vështirë! Çështjet e prapambetura, vonesë e drejtësisë për qytetarët

I Ngarkuari me punë i SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të vështirë! Çështjet e prapambetura, vonesë e drejtësisë për qytetarët