Golemi akuza ish-kryetares: Kreu i LSI-së Përmet paguhej në Gjirokastër, 210 mijë lekë për të hapur një gropë varri (VIDEO)

Kryetari i ri i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ish-kryetares Zamira Rami, e zgjedhur nga radhët e LSI-së dhe që drejtoi institucionin për 4 vite.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që u zhvillua sot, Golemi u shpreh se Zamira Rami kishte punësuar në bashkinë e Gjirokastrës kryetarin e LSI-së së Përmetit, ndërsa në ditët e fundit mori një sërë vendimesh duke firmosur kontrata miliona lekë.

Gjeta në bashki punonjës që nuk kishin ardhur kurrë në punë, jemi e vetmja bashki që kishim të punësuar 2 gazetarë. Gjeta kryetarin e LSI në Përmet që paguhej nga bashkia si nëndrejtor i agjensisë se mirëqënies sociale. 90% e financave janë shpenzuar në 6 muaj nga buxheti i vitit të kaluar.

Abuzimet në bashkinë e Gjirokastrës nga ish- kryebashkiakja kanë qenë të mëdha. Kontrata miliona lekë janë firmosur nga Zamira Rami, një ditë para se të merrja detyrën ka firmosur një kontratë që duhet ta garantojë tashmë bashkia e re. 210 mije lekë për të hapur një gropë për të varrosur të vdekurit.

Kontrata për varrezat e nënshkruar nga kryebashkiakja për të favorizuar të afërm të saj që kanë pronësi agjenci funerale”, u shpreh Golemi.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 29/08/2019 19:22

    Me thoni një Drejtor, një bashkiak, apo një minister të leshitlikes apo çizmepartickes se leshelis që nuk doli hajdut. Kjo është particka fashiste me e urryer e planetit që për fat vdiq me 30qershor. Tani po argëtohen me Shkuma party dhe erotizem me lristat e haremin veror të Jales me Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë , fundi i botës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!