Kryebashkiaku i Athinës në Himarë për Fredi Belerin

Kryebashkiaku i Athinës në Himarë për Fredi Belerin

Mediat greke raportojnë se kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis do të jetë i pranishëm sot në Himarë.

Sipas gazetës greke 'Kathimerini', ai do të mbeshtesër kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është në qeli që prej Majit me akuzën me blerjes së votave.

51-vjeçari i ka mohuar akuzat, por kjo ngjarje ka shkaktuar tensione mes dy vendeve fqinje.

Gazeta shkruan se Athina ka kërcënuar se nëse Beleri nuk do të lirohet dhe nuk do lejohet të marrë postin e fituar në zgjedhje, Greqia do të bllokojë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Bakoyannis pritet të flasë në një tubim të minoritarëve grekë në Himarë në mbrëmje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit