/ATSH/.- Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, priti në një takim komandantin e nëndetëses të FLD turke "TCG PREVEZE", Murat Bozdag. Nëndetësja turke "TCG PREVEZE" me gjatësi 62 metra, gjerësi 5,8 metra dhe peshë 1400 ton viziton vendin tonë në kuadrin e një vizite portuale që është e përfshirë në Planin e Bashkëpunimit Ushtarak Dypalësh, Shqipëri-Turqi për vitin 2015.
Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i eksperiencës midis forcave detare të Shqipërisë dhe forcave detare turke. Komandanti i nëndetëses turke Murat Bozdag dhe ushtarakë të tjerë të kësaj nëndetëse i kanë shprehur kryebashkiakut Dako kënaqësinë e kësaj vizite në Durrës, si dhe diskutuan me kryebashkiakun e Durrësit çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ushtarak në kuadër të NATO-s si dhe miqësinë që ekziston midis popullit shqiptar dhe atij turk.
Kryebashkiaku Dako nga ana e tij pasi u ka shprehur mirëseardhjen në Durrës , i ka njohur ushtarakët turq me resurset e shumta që ofron qyteti i Durrësit në të gjitha planet.
Gjithashtu ai ka bërë edhe një ekspoze të shkurtër të vlerave të rralla historike dhe arkeologjike por edhe ushtarake që ka qyteti ynë. Në fund të këtij takimi tepër të ngrohtë e miqësor kryebashkiaku Dako i ka dhuruar komandantit të nëndetëses turke simbolet e qytetit të Durrësit, ndërkohë që nga ana e tij komandanti i nëndetëses i dhuroi kryebashkiakut Dako simbolin e kësaj nëndetëseje.
/Shqiptarja.com