Kryebashkiaku i PD-së në Mallakastër nuk bën rezistencë: Fakt i kryer, kryetari i ri do marrë detyrën

MALLAKASTER-Në datë 13 gusht do të zhvillohet ceremonia e konstituimit të bashkisë, ndërsa kryetari në detyrë i zgjedhur nga PD-ja 4 vite më parë, Agron Kapllanaj deklaroi në mënyrë indirekte se nuk do të ketë rezistencë.  Ai tha se jemi përballë faktit të kryer kur kryetari i ri Qerim Ismaili pas pak ditësh do të marrë detyrën, por shtoi se kjo situatë do të jetë e përkohshme, pasi sipas tij zgjedhjet do të ribëhen në Shqipëri.

"Mandati im 4 vjeçar është në përfundim dhe sigurisht unë jam koshient që ky mandat është në përfundim, por fatkeqësisht nuk patëm zgjedhjen me 30 qershor patëm thjesht vetëm votime, të cilat ju tashmë i dini në cfarë situate dhe klime janë zhvilluar, nuk dua të bëj komente të tepërta sepse tashmë me këtë situatë jemi njohur dhe duam apo nuk duam jemi në këtë realitet, kryetari i ri i emëruar nga kryeministri dhe qeveria pas pak ditësh do të marrë detyrën, që ja jep kryeministri sepse qytetarët mallakastriotë e kanë bojkotuar 30 qershorin, kanë marrë pjesë më pak se 5 mijë votues të cilët janë militantë të partisë socialiste dhe kuptohet që partia socialiste ka bërë votime brenda vetes se vetë dhe jo për bashkinë e Mallkastrës. Më vjen keq në fakt që ndodhem në këtë situatë, për shkak se mallakastriotëve nuk iu dha mundësia që të zgjidhnin.

Kemi pasur votime të njëanshme të dirigjuara dhe menaxhuara nga partia socialiste, pra nuk ka pasur asnjë pluralizëm në qendrat e votimit, të monitoruara nga partia socialiste dhe këto nuk janë zgjedhje këto janë votime brenda partisë socialiste. Gjithsesi, ne jemi përballë një fakti, përballë një fakti të kryer, do të thoja përballë një akti kriminal të bërë nga qeveria por gjithsesi ata janë duke iu shkuar marrëzive në fund dhe unë jam i bindur që kjo është një situatë e përkohshme sepse gjerat do te marrin një drejtim te duhur, sepse zgjedhjet në Shqipëri do të ribëhen dhe do të kenë përballë konkurrentë të cilët do të garojnë dhe fituesi do të marre mandatin.

Pa diskutim që unë nuk do të jem prezent në atë ceremoni që do të organizoje partia socialiste për ti dhënë drejtimin e bashkisë së emëruarit të vet, nuk mund të jem, nuk mund ti dorëzoj shiritin dikujt që nuk e kanë zgjedhur mallakastriotët dhe për më tepër në një pale votime te kundraligjshme. Por sic e kemi pare gjithandej, pas betimit diku ne një zyre tjeter, dhe kjo është për të qeshur ne fakt, kryetari i emëruar i Edi Rames dhe i partisë socialiste shkon dhe thyen dyert e zyrave te institucionit te bashkisë dhe hyn ne zyre ashtu sic kane hyre ne bashkite e tjera, besoj se të njëjtin akt to bëjnë edhe bashkinë Mallakastër sepse nuk kanë se si të veprojnë ndryshe” deklaroi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 07/08/2019 16:03

    Ku shkuan perbetimet qe s'do i lironit zyrat? Po ajo qe s'do lejonit zgjedhje? Nuk ua ka fajin askush per kete situate, pervec budallenjte qe keni ne krye te partise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës