Kryebashkiaku, drejtori i policisë dhe kryeprokurori Roterdamit kanë ndarë eksperiencën e tyre të bashkëpunimit me oficerët e policisë shqiptare. Ahmed Aboutaleb kryebashkiak tregon se çfarë është duke ndodhur me shqiptarët e përfshirë në kriminalitet, në qytetin që ai drejton.
"Më lejoni tju them se jo të gjithë shqiptarët ne Holandë jane kriminelë. Por ne kemi edhe elementë kriminal nga kokuniteti shqiptarë ne Holandë të perfshirë në trafik nderkombetar droge, trafik vajzash dhe grash për prostitucion si dhe në trafikun e armëve. Ne jemi të suksesshëm herë pas here në arrestimin e tyre. Një dite më parë patëm një operacion të gjerë në Amsterdam ku disa shqiptarë u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge", wshtw shprehur Ahmed Aboutaleb
Kryebashkiaku Roterdamit ndalet edhe tek rritja e numrit të shqiptarëve që përdorin Roterdamin si pikë kalimi drejt Anglisë.
"Vitet e fundit kemi pare një numër gjithnjë në rritje të shqiptarëve qe përdorin portin e Roterdamit për të shkuar në Britaninë e madhe. Ata tentojnë të kalojnë ilegalisht duke e vëne jetën në rrezik numri të kapurve është 600 persona gjatë 2017-tës", tha Aboutaleb.
Ahmed Aboutaleb flet me shqetësim për tentantativat e shqiptarëve drejt Anglisë duke theksuar se ata janë duke rrezikuar jetën.
"Emigracioni ilegal drejt Anglisë gjithashtu është një cështje humanitare. Është e trishtueshme nëse marrim një telefonatë dhe mësojmë që dikushi ka humbur jetën gjatë udhëtimit ilegal drejt Anglisë brënda një kamioni frigorifik . Në këtë mënyrë ata ngrinë dhe vdesin. Ose ata tentojnë të kalojnë në kontenierë ku nuk ka iksigjen. Pra ata përsëri mund të vdesin. E gjitha kjo është ë rezikshme. Ne e kemi parandaluar duke kapur shumë prej tyre", përfundoi kryebashkiaku i Roterdamit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO











