Të paktën 6 civilë kanë humbur jetën nga bombardimet në qendër të qytetit Donetsk deklaroi Alexey Kulemzin, kryebashkiak i qytetit i emëruar nga autoritetet ruse.
“Sipas të dhënave paraprake, gjashtë civilë u vranë sot në bombardimin në Donetsk”, tha Kulemzin.
Ai gjithashtu tha se “numri i të plagosurve po vlerësohet”, raportojnë mediat e huaja.
Republika Popullore e Donetskut (DPR) njoftoi mëngjesin e sotëm se trupat ukrainase bombarduan qendrën e Donetskut, duke plagosur 4 civilë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky viziton Donbass! Sulm me dron në rajonin Kursk të Rusisë! Hungaria bllokon 18 miliardë kredi të BE-së për Kievin







