Fëmijëve të kryeqytetit i është shtuar edhe një tjetër kënd lojërash ku mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën e lirë. 

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka inauguruar gjatë ditës së sotme këndin e lojërave në Sauk, një hapësirë e cila ishte e zënë nga makinat dhe ferrat tashmë është totalisht në shërbim për fëmijët e zonës.

Veliaj tha se investimet për fëmijët do vijojnë që të jenë në vëmendjen e punës së bashkisë dhe se motoja “ një kënd lojërash çdo muaj’ po realizohet.  Ai bëri dhe thirrje për përdorim sa më shumë të biçikletave si dhe shtim të parqeve duke mbjellë sa më shumë pemë.