Sipas tij investimet do të përqëndrohen në ato zona që paguajnë taksën për pastrimin e tarifat e ujit ku njëra prej tyre është njësia nr.5.
“Njësia 5 është një nga njësitë model që nuk i mban bashkisë asnjë taksë, nuk bën dallime kush është kryetar bashkie, njësi model dhe kjo është aryesja pse në këtë njësi model, duke qënë se është njësia që paguan më shumë të ardhura për bashkinë, kjo është dhe arsyeja pse është njësia që do të marri më shumë investime nga Bashkia e Tiranës,” deklaron Veliaj.
Për Njësinë Admminsitrative nr. 5 në buxhet janë parashikuar 188 milionë lekë, që do të investohen në fushën e shërbimeve publike dhe infrastrukturës rrugore.
Sa i përket parkingjeve me pagesë Veliaj rikonfirmon atë çka tha një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se banorët rezidentë në Tiranë nuk do të paguajnë kur të parkojnë makinën në lagjen e tyre. Sipas kryebashkiakut banorët do të marrin një pullë për makinën që përdor familja, për të parkuar makinën 24 orë në ditë.
“Vendimet që ndihmojnë rezidentët. Ata që duhet ta kenë parkimin falas dhe të garantuar në lagje ndërkohë që dikush tjetër si historitë që kemi pasur këtu, që i zënë sheshet e parkimit për të shitur makina dhe për ta kthyer në biznes në kurriz të qytetarëve. Ata të paguajnë ose ta lirojnë vendin për qytetarët që janë resident,” thotë Veliaj.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)