Kryebashkiaku Veliaj prezanton 
1147 administratorët e pallateve

Kryebashkiaku Veliaj prezanton <br />1147 administratorët e pallateve
Bashkia e Tiranës ka finalizuar sot ngritjen e 1261 asambleve të pallateve si dhe emërimin e 1147 administratorë që janë gati të fillojnë punën për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi nga Amfiteatri i Parkut të Liqenit administratorët e parë të pallateve. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se përmes kësaj strukture të re, Bashkia e Tiranës synon që të shkojë në nivel kapilar pranë qytetarëve për të zgjidhur shqetësimet e tyre.

Nuk ka sens që bashkia të menaxhojë çdo gjë nga selia te sheshi Skënderbej, kjo është arsyeja pse ne po e çojmë administrimin në nivel kapilar. Kryetari i bashkisë, 24 administratorët, 24 administratorët kanë ndërlidhësit për komunitetin, pra një kryeplak ose ndërlidhës, për 3500 banorë. Niveli kapilar, ashtu sikurse edhe trupi funksion. Kështu edhe gjaku administrativ i Bashkisë së Tiranës në nivelin fundor janë administratorët e pallateve”, tha Veliaj.

Duke sjellë shembullin e suksesit të arritur me miradministrimin e Pazarit të Ri, Veliaj deklaroi se zgjedhja e administratorit do të ruajë edhe investimet që bëhen në pallate apo në lagje.

Unë besoj se sot kemi mjaftueshëm shembull edhe brenda Bashkisë së Tiranës, kur ne kemi mësuar se si administrimi korrekt na çon në një jetëgjatësi të investimeve dhe jo në ato historitë që kemi pasur më përpara prish rregullo, prish rregullo dhe nuk mbaron. Mirënjohja i shkon çdo qytetari që e ka kuptuar që në thelb kjo nuk është një komandë e bashkisë për të krijuar më shumë burokraci, por një mënyrë se si shumë prej këtyre gjërave që na shqetësojnë mund të zgjidhen”, u shpreh ai.

[gallery]22549[/gallery]

Për të lehtësuar punën e administratorëve, Veliaj bëri të ditur se do të bëhen edhe një sërë ndryshimesh ligjore me qëllim mbledhjen e kontributeve që do të shkojnë për miradministrimin e pallatit apo të ambienteve të përbashkëta.

“Për t’ia bërë më të lehtë punën administratorëve, ne do të fusim disa risi. Ne sot kemi gjithë fuqinë, edhe me konsensusin që kemi me Qeverinë qëndrore, që t’i bëjmë këto ligje më të mira. Del dikush e thotë unë se paguaj faturën e ashensorit se do iki në këmbë. Sigurisht që gënjen. Për të gjitha detyrimet ne do të kalojmë, ashtu siç kemi bërë me gjithë taksat e bashkisë, që çdo gjë do të jetë tek fatura e ujit sipas kontributit që ju keni rënë dakord. Pra administratori do thotë: te pallati ynë asambleja jonë ka rënë dakord për 200 lekë në muaj. Çmimin e caktoni ju si keni rënë dakord si asamble”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se administratorët do të kenë edhe një sërë kompetencash.

Ne për herë të parë do t’i japim mundësi administratorit që jo vetëm të vjelë tarifën, por edhe të vendosë gjoba për atë “drurin e shtrembër” dhe që nuk zbaton rregullat. Njerëzit janë korrekt. Ne nuk kemi rritur asnjë taksë në Tiranë. Njerëzit shikojnë se po bëhet punë. Njerëzit kanë problem kur paguajnë dhe nuk marrin shërbim dhe problemi tjetër është kur ca paguajnë dhe ca nuk paguajnë”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të caktojnë sa më parë administratorët dhe të aplikojnë për të përfituar për “Fondin e Komuniteteve”.

Ne mund të financojmë projektet e eficencën energjetike, rregullim tarrace, panele diellore, lyerjes fasadash, lulishte, sistemime të terrenit etj, me një kusht, zgjidh administratorin dhe eja të marrësh 50 për qind të fondit. Ndaj ftesa ime për 3 mijë të tjerët që se kanë filluar këtë proces është nxitoni dhe përdoreni verën për një aktivitet të dobishëm, zgjidhni kryesinë, administratorin e pallatit dhe bashkia jep 50 për qind të fondit për të plotësuar nevojat tuaja”, theksoi Veliaj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar