Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar një video ku tregohet projekti fantastik i teatrit të ri Kombëtar në truallin ku sot është godina e rrënuar. Veliaj iu kërkon qytetarëve mbështetjen për progresin.
“Një ditë e re për Tiranën! Një mbështetje masive për progresin! Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Projekti i prezantuar në një nga studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.
Teatri i ri do të ketë disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.
Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.
Forca lali Eri...
Përgjigju