Shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Katherine Ashton do të jetë ndërmjetësuese në bisedimet Serbi - Kosovë, dialog që pritet të nisë në fillim të muajit shtatorit.

Kështu bën të ditur media kosovare Indexonline, sipas së cilës lajmi është konfirmuar nga shefi i departamentit të ministrisë së jashtme gjermane për Evropën juglindore, Nikolas Lambsdorf.

Ai ka thënë se baronesha Katherin Ashton do të marrë rolin e Robert Cooper dhe do të jetë ndërmjetësuese e këtij dialogu.

Lambsdorf po ashtu ka thënë se Gjermania mbështet dialogun Serbi - Kosovë dhe se shpreson në arritjen e rezultateve që do të kontribuonin në një bashkëpunim afatgjatë.
(j.d/shqiptarja.com)