Kryediplomatja koreano-veriore takim në Moskë, bisedime me Lavrov për thellimin e raporteve mes vendeve

Kryediplomatja koreano-veriore takim në Moskë, bisedime me Lavrov për thellimin e raporteve mes vendeve

Kryediplomati rus, Sergie Lavrov, dhe ajo verikoreane, Choe Son Hui. Kore e Veriut, 19 tetor 2023

Kryediplomati rus ka mirëpritur në Moskë homologen e tij verikoreane për bisedime lidhur me zgjerimin e raporteve mes dy shteteve, në mes të shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me një marrëveshje të dyshuar të armëve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Në nisje të takimit, Sergei Lavrov tha se me ministren verikoreane, Choe Son Hui, do të diskutojnë për “punën aktive” në zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes udhëheqësve të dy shteteve.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shtatorin e vitit të kaluar kishte udhëtuar për në Rusi, ku ishte takuar me presidentin Vladimir Putin. Gjatë vizitës, dy udhëheqësit vizituan disa vende ushtarake, duke rritur shqetësimet ndërkombëtare lidhur me një aleancë të armëve që do të ndihmonte Moskën të rimbushë arsenalin e tij për shkak të luftimeve në Ukrainë.

Putin pritet të takohet me Choe më vonë gjatë ditës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus do të vizitojë Korenë e Veriut me ftesë të Kimit “në një kohë të përshtatshme” dhe vizita do të realizohet “në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët”.

Në nisje të takimit, Lavrov po ashtu përmendi “bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm” mes dy shteteve në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Ai theksoi se Moska “vlerëson lart” mbështetjen e Penianit për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

“Ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të zhvilluar lidhjet tona”, tha Choe.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë akuzuar Korenë e Veriut se po furnizon me municione të artilerisë dhe raketa Rusinë, armë të cila më pas, sipas Uashingtonit dhe Seulit, po përdoren në pushtimin rus të Ukrainës.

Më herët gjatë këtij muaji, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se Rusia veçse ka përdorur raketa balistike, që i ka dhënë Koreja e Veriut, për të kryer sulme në Ukrainë.

Si Rusia, ashtu edhe Koreja e Veriut, kanë hedhur poshtë akuzat se Koreja e Veriut ka transferuar armë në Rusi./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës