Kryeengjëlli i Rodonit shkulet nga
muret e kalasë së Skënderbeut

Kryeengjëlli i Rodonit shkulet nga<br />muret e kalasë së Skënderbeut
Shkulet statuja disashekullore, e Kryeengjëllit Mikael nga kalaja e Rodonit. Aktin e rëndë e kanë denoncuar specialistët e trashëgimisë Kulturore, njëkohësisht anëtarë të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Auron Tare dhe Artan Shkreli. Ata kanë shprehur keqardhjen për dhunimin e kalasë, e cila në fakt u ka rezistuar shekujve me radhë.

“Edhe pse për shekuj me radhë, kjo kala arriti ta mbronte vetminë e saj tragjike, edhe falë një basoreliefi të Kryeengjëllit Mikael, i cili me shpatë në dorë mbante larg saj hordhitë barbare, kjo kala nuk mundi të rezistojë gjatë ditëve të sotme”, vërejnë specialistët Tare e Shkreli.

Sipas tyre, Kryeengjelli Mikael e mbrojti kalanë e Skënderbeut nga otomanët, nga venecianët dhe nga banorët e zonës përreth, që të mos i shkulnin gurët për shtëpi.

kryengjelli 1
(Foto/ Kryeengjëlli në muret e kalasë para se ta shkulnin)
 
“Kryeengjëlli Mikael për çudi arriti të shpëtonte edhe nga komunizmi, sistem i dhunshëm ndaj simboleve fetare. Dhe, sot në korrik të vitit 2013, statujën arritën ta shkulin nga muret e Kalasë së Skënderbeut. E shkulën mu në hundën e shqiptarëve, të cilët për të mbrojtur kulturën e tyre, kanë krijuar edhe institucione”, shprehen anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare dhe Artan Shkreli.
kryengjelli 2
kryengjelli
(Foto/Kryeengjëlli është hequr nga muri i kalasë)
 
Ata shprehen se me sa duket, kryeengjëlli nuk e ka ditur se ky shtet i falimentuar, i cili kërkon të përfitojë edhe në minutën e fundit në kurriz të publikut, nuk pyet asfare për trashëgiminë e vet kulturore, duke i braktisur njëherë e mirë të gjitha sitet arkeologjike apo historike.

Sipas Tares e Shkrelit, me firmën e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Kulturës po jepen koncesionet e fundit dhe po merren përfitimet e fundit në kurriz të trashëgimisë. “Askush nuk e ka mendjen tek Kryeengjëlli i Rodonit, i cili për turpin e shqiptarëve, u shkul ditën për diell”, përfundojnë Tare e Shkreli.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë