Kryefjalë e investimeve gjermane në Shqipëri, infrastruktura dhe energjia

TIRANË - Qeveria Gjermane ka marrë përsipër realizimin e një sërë investimesh në vendin tonë të cilat prekin thuajse të gjitha sferat e jetës, nga historia tek zhvillimi infrastruktuorë, energjia dhe kanalizimet.
Pikërisht për t'u njohur më nga afër me këto investime Ambasadori Gjerman, Helmut Hoffman dhe stafi i tij organizuan një tur dy ditor me një ekip gazetarësh të cilët prekën nga afër disa prej këtyre investimeve.
Rrugëtimi ishte i qetë dhe komod. Të organizuar me dy furgona, të markave prestigjoze Gjermane, Wolksvagen dhe Mercedes Benz, ekipi i gazetarëve dhe stafi gjerman u ndërthuren shpesh herë me njëri-tjetrin për të shkëmbyer eksperienca nga më të ndryshmet.
Investimet Gjermane ne Jug te Shqiperise (Foto: Arbi Fortuzi)
Ndalimi i parë ishte në Apolloni, Fier ku po implementohet një projekt hulumtimi gjermano-shqiptar, i cili ka filluar të zbatohet në vitin 2006 dhe që përfundon në 2016 dhe ka për qëllim zbulimin e teatrit antik të Apollonisë.
Ky projekt është një bashkëpunim mes Institutit Gjerman të Arkeologjisë dhe Institutit të Arkeologjisë shqiptare dhe  do të kushtojë në total diçka më shumë se 1 milion euro.
Gjatë vëzhgimit të zonës së gërmimeve, një zotëri Manuel Fiedler, gjerman nga Berlini, na bëri të ditur se mendohet se teatri antik për të cilin po punohet të ketë pasur mbi 15 000 shikues dhe për nga madhësia mendohet të jetë një nga më të mëdhenjtë të kohës.
Kujtojmë se Apollonia dhe Durrahu (Durrësi), janë dy prej qyeteteve më antike dhe më të mëdhenjë të vendit tonë. Emri Apolloni vjenë pasi në këtë zonë dielli përkëdhel sipërfaqen e tokës nga lindja deri në perëndim dhe kjo sipas grekëve të lashtë është toka e Apollonit, perëndisë së diellit.

Investimet Gjermane ne Jug te Shqiperise (Foto: Arbi Fortuzi)
Teksa i kthejmë kurrizin gërmimeve dhe afrohemi drejt furgonëve që do na shoqërojnë përgjatë pjesës tjetër të udhëtimit Ambasadori Helmut Hoffman endet nëpër tatëpjetat e zonës për të kuptuar kufinjtë e këtij qyteti madhështor të lashtësië, që në çdo centimetër të saj mbart historinë e vendit tonë.
Ndalesa e dytë ishte në Vlorë, në fshatin Babicë, ku përfaqësues të KfW prezantuan projektin e bashkëpunimit financiar për të ndërtimin e linjës unazore të jugut të Shqipërisë me një fuqi prej 110 kw. Projekti, një bashkëpunim mes Operatorit Shpërndrajes dhe Transmetimit dhe KfW do t'i kushtojë qeverisë Gjermane thuajse 50 milion euro, të cilat do të kenë një interes fare të lehtë në këmbin, ç'ka e bënë një investim mjaft pozivit në vendin tonë.
Investimet Gjermane ne Jug te Shqiperise (Foto: Arbi Fortuzi)
Ky është një nga projektet më të mëdha të bashkëpunimit gjermano-shqiptar. Qeveria Gjermane përmes kfW do të mbështesë këtë projekt me një financim prej 49 milion eurosh në total për shtrirjen dhe rehabilitimin e linjës unazore të energjisë në jugperëndim dhe juglindja me një fuqi prej 110 kv. Konkretisht kjo linjë do të shtrihet nga Babica, në Sarandë me një gjatësi prej 105 kilometrash, duke përfshirë këtu dhe nënstacionet përkatëse.
Po ashtu dhe pjesën juglindore, projekt ky që përbëhet nga një linjë tensioni 110 kw dhe një gjatësi prej 145 km. Në këtë zonë përfshihet ndërtimi i një linje të re nga Erseka në Përmet, zëvëndësimin e linjës ekzistuese nga Memaliaj në Përmet dhe nga Erseka në Korçë.
Lidhjes mes Korçës dhe Zemblakut, do t'i shtohet edhe një qark i dytë, ndërsa punimet rehabilituese do të zhvillohen në nënstacionet ekzistuese të Përmetit, Memaliajt dhe Zemblakut në Korçë.
Investimet Gjermane ne Jug te Shqiperise (Foto: Arbi Fortuzi)
Punimet e kësaj linje, kanë nisur që prej vitit 2013 dhe është planifikuar përfundimi i tyre në vitin 2015. Ky projekt ndër risitë tij do të ketë minimizimin e humbjeve në rrjetin energjitik.
Humbjet në rrjetin energjetik, por dhe luhatjet e shpehta të tensionit janë dy nga problemet kryesore të cilat hasen nga qytetarët shqiptar, që pëmes këtij projekti do të tejkalohen duke i dhënë kështu një hov cilësor jo vetëm mirëqënies së banorëve të zonës, por dhe turzimit kulturor dhe detar.
Gjatë vizitës në Babicë, drejtuesit e projektit në fjalë bënë të ditur se që prej vitit 1998, Gjermania ka mbështetur vendin tonë në sektorin energjetik me rreth 170 milion euro. kfW-ja ka financuar një gamë të gjerë projektesh në këtë sektor, që kanë luajtur një rol kyç në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.
Investimet Gjermane ne Jug te Shqiperise (Foto: Arbi Fortuzi)
Pas Babicës udhëtimi ynë vijon përkrah valëzimit të detit, bukuria e të cilit i bënë gjermanët të largohen më mëndje për pak çaste nga ndenjëset e furgonit e të udhëtojnë me imagjinatën e tyre përmes valëve të detit, duke u bërë edhe disi melankonik. Ngjitja në Llogara, fotografitë tek Pisha flamur, ishte thjesht një parashtrimi i peisazhit të mrekullueshëm që do hapej përpara nesh pak kilometra më tutje. Peisazh në të cilin deti, kodrat dhe malet vallëzonin në mënyrë harmonike me njëra tjetrën, duke bërë hera-herës edhe dredhira njëra-tjetrës.
Me një gjatësi prej 150 kilometrash , rajoni bregdetar jugor buzë detit Jon karakterizohet nga një natyrë mbresëlënëse, me dy parqet kombëtare të Llogarasë dhe Butrintit dhe zona të tjera të mbrotjura me një lartësi deri në 2000 metra mbi nivelin e detit. Kjo zonë me rreth 60 000 banorë rural dominohet nga bujqësia, ulliri , agrumet dhe perimet që janë edhe bazë e prodhimtarisë në këto zona.
Investimet Gjermane ne Jug te Shqiperise (Foto: Arbi Fortuzi)
Pikërisht për të mëbështetur këtë zhvillim rajonal, të një zonë ku turizmi dhe bujqësia janë pjesë të integruara të një produkti, qeveria Gjermane përmes projektit GIZ do të investojë rreth 1 milion euro.
Projekti i nënshkruar në maj 2014 do ta zbatohet në bashëkpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmint. Objektivat kryesore të projektit në fjalë janë zhvillimi ekonomik përmes turizmit, mbrojtja e burimeve natyrore për të krijuar një sistem ekologjik afatgjatë.
Ky projekt do të jetësohet përmes mbështetjes së një plani zhvillimi të integruar për rajonin bregdetar jugor, duke mbrojtur mjedisin natyror dhe krijimin e një imazhi të përbashkët mes aktorëve që bëjnë pjesë në produktin ekonomik e turistik të zonës.

Kujtojmë që GIZ, veç kësaj zonE, ka implementuar projekte të ngjashme në veri të Shqipërisë, Theth e Valbonë, apo dhe juglindje në Korçë.
Pas Dhërmiut, mbërritja në Sarandë, i jep fund ditës së parë të udhëtimit, për t'i hapur dyert një mbrëmjeje të këndshme mes miqsh e jo më mes gazetarësh e diplomatësh.
Dita e dytë nis nga kalaja e Lëkursit, ku u prezantua- një tjetër projekt gjerman për infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe sistemimin e ujërave të zeza.
Qyteti ka një rrjet ujërash të zeza të vitit 1944, i cili mbulon vetëm 75 për qind të popullsisë.
Uji 'e gëzon' Sarandën vetëm për 5 deri në 8 orë në ditë dhe për një qytet me 150 hotele dhe një bum turistik gjatë stinës së verës, këto shifra duken si të epokës së bronzit, por që shumë shpejt përmes këtij projekti epoka do të ndryshojë.

Gjirokastra, qytet i gurtë, është ndalesa e radhës e turit tonë. Rrugët karakteristike të qytetit janë pajisur me drita retro llambat e të cilave janë energji-kursyese.
Me 110 mijë euro financim, Gjirokastra ka fituar jo vetëm në ndriçim por edhe në tipologjinë e saj si qytet i mbrojtur nga UNESCO.
Përveç dritave, gjermanët kanë menduar edhe për ujin duke e shtrirë investimin në vendosje matësish, zëvendësime tubacionesh, ndërtime rezervuarësh, rrjete të reja shpërndarjeje në shumicën e lagjeve të qytetit etj.
Gjermania është donatori më i madh bilateral në fushën e ujit në Shqipëri, me një portofol financimesh prej 317.5 milionë eurosh për dritë dhe ujë.
Kthimi në kryeqytet u realizua përmes një ndalese tek një fabrikë e prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij në autostradën Fier-Lushnje.
Gjatë ndalesës në këtë fabrikë na bëhet me dije se  Qeveria Gjermane ka investuar rreth 241 477 Euro, të përkthyera në tekonologji për një prodhim cilësor dhe sipas standardeve europiane. Një investim ky i cili ka ndikuar në punësimin 40 punonjësve dhe mbi 3 000 fermerëve që furnizojnë fabrikën më lëndën e parë.
Ky investim është një thirrje e heshtur për të gjithë sipërmarrësit vendas në fushën e bujqësisë për të ndërtuar një produkt konform standardeve europiane përmes bashkëpunimit me skemës së grandeve të ngritur nga qeveria gjermane përmes GIZ në vendin tonë.P
ërfundimi i turit dy ditor u mbyllë me një shtrëngim të sinqert duarsh dhe një "mirupafshim" miqësot që nënkuptonte se bashkëpunimi shqiptaro-gjerman do të vijojë edhe më tej./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!