Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë. Kreu i Shtetit bëri thirrje që të kontribuojnë të gjithë për dhurimin e gjakut në një kohë kur po përballemi edhe me sfidën e pandemisë.

"Dua të falënderoj Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe në veçanti Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për këtë përgjigje të menjëhershme të kërkesës, për të ftuar besimtarët, qytetarët dhe në veçanti të rinjtë për të kontribuar vullnetarisht në një moment tepër delikat për dhurimin e gjakut. Për shkak të stinës së verës dhe kufizimeve të pandemisë COVID-19 është domosdoshmëri të organizojmë seanca të tilla edhe në ditët e ardhshme, në mënyrë që fëmijëve që vuajnë nga talasemia dhe të gjithë të tjerët që kanë sëmundje kronike, të vazhdojnë normalisht jetën të pashqetësuar dhe të pa kërcënuar nga mungesa e gjakut”, tha Meta.