Kryeinspektori Koja deklaron
nisjen e fushatës antiduhan

Kryeinspektori Koja deklaron<br />nisjen e fushatës antiduhan
TIRANE- Ligji antiduhan i ndryshuar do të nisë të zbatohet që sot. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor tashmë ka bërë gati dhe planin e masave për zbatimin e ndëshkimeve që janë parashikuar në këtë ligj. Madje kryeinspektori Gjergj Koja është shprehur se nuk do të ketë vetëm fushata, por masa konkrete që do të zbatohen, ndaj dhe nuk do të lejohet që nisma të dështojë sërish. “Monitorimi i zbatimit të ligjit do të jetë punë e përditshme e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës apo gjithë Shqipërisë, si dhe e një sërë inspektoriateve të tjerë”- deklaroi kryeinspektori i ISHSH Gjergji Koja.

Sipas tij puna do të nisë me sensibilizimin për ndalimin e konsumit të duhanit në ambientet publike. Dhe më pas, nëse sërish do të evidentohet refuzimi I ligjit, atëherë inspektorati do të ndërhyjë duke vendosur gjobat ndaj shkelësve.

“Qëllimi është pikërisht ruajtja e shëndetit të qytetarëve. Pse u bënë këto hamendime në ligj? Sepse shifrat që jepen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga studimet në Shqipëri, shifrat nuk janë vetëm alarmante, por po shkojnë drejt katastrofikes” u shpreh Koja në qëndrimin e tij. Monitorimi nuk do të jetë vetëm në shkolla, spitale apo lokale, por se vëmendja do të jetë dhe në institucionet shtetërore, qoftë dhe në parlament. “Monitorimi i zbatimit të ligjit do të jetë njësoj. Unë besoj që edhe deputetët janë qytetarë si gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Shqipërisë edhe ndaj këtij ligji”, tha Koja.
 
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 23.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024