Kryekomisari Naçi: Momentet me
rrëmbyesin, si shpëtova të miturën

Kryekomisari Naçi: Momentet me<br />rrëmbyesin, si shpëtova të miturën
TIRANË - Oficeri i policisë, heroi që shpëtoi një vajzë 7-vjeçare nga rrëmbimi, ka rrëfyer për A1 Report, momentin e shpëtimit të të miturës nga dora e 22-vjeçari Kristiano Binjaku. Duke folur për gazetarin, Arsen Rusta, Kryeinspektori Bledar Naçi, oficeri i Drejtorisë së Policisë së Fierit, ka treguar se, vajzën e mitur e kishte gjetur të shokuar dhe të frikësuar.

“Vajzën e gjeta të shokuar dhe të frikësuar nga personi që e mbante për dore. Ishin të dy, në hyrje të një pallati dhe rrëmbyesi ishte bashkë me vajzën, duke mbajtur për dore”, tregon oficeri i policisë, Bledar Naçi.

Ai ka treguar se, kishte një përplasje fizike me rrëmbyesin, të cilin e ka vënë në pranga më pas, duke e çuar në qelitë e Policisë së Fierit.

Ai ka treguar edhe për vlerësimet që ka marrë nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministri, Edi Rama. “Ndihem shumë i vlerësuar dhe i motivuar për të vazhduar punën e mëtejshme”.

Sipas tij, “një polic në rradhë të parë duhet të kryejë detyrën e tij”. Gjatë aksionit të djeshëm, Naçi tregon se ka ndërmarrë aksionin duke e ndjerë veten prind në rradhë të parë e pastaj oficer policie. “Në rastin e djeshëm fillimisht të ndjejë veten një prind dhe pastaj një oficer policie”, thotë kryeinspektori Naçi.

“Në raste të tilla duhet që të ndërhyhet me çfarë do lloj kostoje”, përfundon rrëfimin e tij për A1 Report, kryeinspektori, Bledar Naçi, i cili shpëtoi një vajzë 7-vjeçare nga kthetrat e rrëmbyesit të tij, Kristiano Binjaku.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar