Kryekomunarët që shkatërruan kurorën
e gjelbër të Tiranës, në listën e PD

Kryekomunarët që shkatërruan kurorën<br />e gjelbër të Tiranës, në listën e PD
Lista e Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit është një listë që fut ujë në çdo cep.

Pas futjes në listë të Dashamir Tahirit i cili ishte përjashtuar nga PD pasi e kapte ligji i dekriminalizimit për falsifikim parashë në Itali dhe një sërë bëmash të tjera në Shqipëri, pas përjashtimit nga listat të kritikëve ikona të PD-së, pas mashtrimit se do fuste 35% të rinj nga FRPD në lista, Basha ka bërë aktin tjetër që tregon edhe njëherë se ai nuk ndahet dot nga e vjetra e nga paligjshmëria.

Thënë këtë, po ju sjellim 2 emra nga listat e Bashës, të cilët kanë qenë kryekomunarë para se të bëhej reforma administrativo-terriroriale dhe që janë ikona të shkatërrimit të kurorës së gjelbër të Tiranës dhe paligjmërisë.

I pari është Fatbardh Plaku, i 16-i në listat e Tiranës. Plaku është Ish-kryetari i Komunës së Farkës dhe ka përfunduar nën hetim për lejet e dhëna pa kriter në komunën e tij, leje që kanë shkatërruar kurorën e gjelbër të kryeqytetit duke e tkhyer në një monument ndërtimesh të paligjshme duke shkatërruar oksigjenin e Tiranës.

Ai gjithashtu është ndjekur edhe për falsifikim dokumentash, me qëllim përvetësimin e 10 mijë metrave katrorë truall, në Lundër.

Një zonë kjo ku prona ka një vlerë të jashtëzakonshme. Gjithashtu Plaku i ka shpëtuar nja atentati në banesën e tij, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me antitank.

Mesa duket, kandidati për deputet i Bashës ka llogari të pashlyera nga punët e tij të bëra si kryetar i një prej komunave të rëndësishmë të Tiranës ku vlerat e pronave janë të larta dhe ku lejet e dhëna janë të shumta për ndërtim.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ish-kryekomunari tjetër i Bashës Besnik Fuçia, i cili njëlloj si Plaku, ka shkatërruar Kasharin e betonizuar atë dhe duke përfunduar shkatërrimin e kurorës së gjelbërt të kryeqytetit. Ai është i 18-i në listën e Tiranës.

Aq ekstrem dhe i pangopur ka qenë Fuçia, sa për të vazhduar shkatërrimin e Kurorës së Gjelbër, në 2013-n, çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë, që pezulloi përkohësisht lejet e ndërtimit.

Rastet e mësipërme janë dëshmi e qartë e vizionit që ka Basha për Shqipërinë. Dy kryekomunarë që kanë shkatërruar krurorën e gjelbër të Tiranës dhe që mesa duket kanë bërë aq para me lejet e ndërtimit sa të financojnë fushatën e Bashës, duke zëvendësuar figura të PD-së si Topalli, Bregu, Patozi, Selami etj./Lexo.al

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari