Ish-deputetja Monika Kryemadhi tha për gazetarët pas daljes nga GJKKO, ku u shty seanca paraprake për dosjen në ngarkim të saj, Ilir Metës dhe tre të tjerëve, tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK. Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës më herët për gazetarët. Sipas saj, përmes avokatit të saj, kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024.

Nuk kurseu sulmet ndaj SPAK, teksa tha se "Pretendimet nga prokuroria kanë të bëjnë ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi për vendosjen në një pozitë të vështirë për akuzën e ngritur." 

"Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabuar për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet. Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrin në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit, nuk po quaj falcifikatorët por do të shikojmë. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëSisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e  kësaj dosje. Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GSIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Pretendimet nga prokuroria kanë të bëjnë ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi për vendosjen në një pozitë të vështirë për akuzën e ngritur. Ky hetim ka filluar për të hetuar minierat e floririt, dhe gradacelat në Angli e Amerikë dhe milionat në ofshore, por kemi ngelur te heqja e mitrës së Kryemadhit në 2019 ”, tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Provat e reja për lobimin e LSI në SHBA, avokati i Metës: Dosja të kthehet për hetim në SPAK, të përjashtohet Gjoka! Shtyhet seanca paraprake në GJKKO