Kryemadhi e 'frymëzuar' në Vlorë, deformon poezinë e Ali Asllanit, thirrje për revolucion me Fan Nolin: Nuk kemi nevojë për PD

E 'frymëzuar' ishte kryetarja e LSI-së sot në Vlorë, ku prezantoi kandidatë për deputetë të kësaj force në këtë qark. Ajo e nisi fjalën e saj me poezinë e Ali Asllanit "Vlora, Vlora!", të cilën e deformoi ku vargjet "Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, rroki armët, bëja forra!", i ktheu në " Vlora Vlora Vlora Vlora, rroke votën bëje fora".

Kryemadhi vijoi më tej me thirrje për ndryshimin e pushtetit me poezinë e Fan Nolit " Anës lumenjve", ku recitoi vargjet: "Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini".

"Unë i jam mirënjohëse grave e vajzave shqiptare që në ditët më të vështira qëndruan në LSI, përballuan presionin, terrorin, dhunë psikologjike të një qeverie në ikje. LSI është është një familje. Shumë veta që thanë se LSI është një parti familjare, menduan se e dëmtuan, po jo. Familja është themeli i kombit. Familja për ne është e shenjtë sepse këta jemi ne, familja e vërtetë shqiptare që e ka në themel të saj dashurinë dhe respektin për vendin, për flamurin. Më tha njëri "ta rrëzojmë këtë të çmendurin se na shkatërroi', i thash ai nuk është i çmendur, është i keq. Ju vlonjatët e dini më mirë se kushdo se ç'po ndodh me shtëpitë tuaja, tokën tuaj, detin tuaj. Unë jam e bindur se surpriza do të jetë nga Shkodra deri në Vlorë, siç ka thënë Migjeni "Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini". Më 25 prill do shkojmë te kutitë e votimit dhe votoni numrin 6. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për djemtë dhe vajzat e saj. Në këto 20 ditë që kanë ndalur, mos ndalni, derë më derë, duhet ët shkojmë për t'i thirrur njerëzit që të shkojnë të votojnë dhe të godasin me votë ata që nuk kanë mbajtur fjalën dhe të votojnë ata që e mbajnë fjalën. Sot Vlora edhe sot është pa ujë të pijshëm, pa rrugë dhe përballë mbylljes së bizneseve", tha Kryemadhi.

Për koalicionin parazgjedhor me PD-në, Kryemadhi tha se nuk e bënë sepse kanë nevojë për PD, por sepse "kemi përgjegjësi për vendin".

"Kemi bërë një koalicion parazgjedhor me PD, jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit, por ne e duam vendin tonë dhe për këtë marrim përgjegjësi të mëdha që nuk kanë të bëjnë vetëm me ne, por edhe me të ardhmen e të gjithë atyre fëmijëve të vegjël", shtoi Kryemadhi. Unë dua të jap një mesazh shumë të thjeshtë. Kemi bërë një koalicion parazgjedhor me PD, jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit, por ne e duam vendin tonë dhe për këtë marrim përgjegjësi të mëdha që nuk kanë të bëjnë vetëm me ne, por edhe me të ardhmen e të gjithë atyre fëmijëve të vegjël", tha Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
‘Surpriza e 25 prillit është nga Shkodra gjer në Vlorë’, Kryemadhi bën gafën dhe ngatërron Migjenin me Nolin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në qytetin e Vlorës ditën e sotme, recitoi vargjet e njohura të Fan Nolit të poezisë “Anës lumenjve” duke ia vendosur autorësinë Migjenit.

“Jam e bindur që surpriza e 25 prillit është nga Shkodra gjer në Vlorë ashtu siç e ka thënë Migjeni”, thotë Kryemadhi, duke e ngatërruar atë me Fan Nolin.

Ora 11:25
Luan Rama nga Vlora: Ftoj socialistët që të shohin listat e partive të tjera, nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë

Drejtuesi politik i LSI në Vlorë, Luan Rama, ishte sot i pranishëm në qytetin bregdetar, ku prezantoi kandidatët për deputet të kësaj force politike.

Sipas tij, lista e kandidatëve për deputetë që paraqet LSI në Vlorë është më përfaqësuesja, ndërsa i bëri thirrje votuesve që të votojnë për këtë forcë politike, pasi "kush voton LSI-në, voton Shqipërinë".

"Lista e kandidatëve për deputetë që paraqet LSI në Vlorë është më përfaqësuesja, më e mira më cilësorja dhe më fituesja. Prandaj 25 prilli do të jetë dita që do të votohet nën refrenin: Kush voton LSI-në, voton Shqipërinë.

Është e vërtetë që Vlora ka pasur deputet, por nuk ka pasur përfaqësues, Vlora ka pasur deputetë, por Vlora nuk ka pasur zërin e saj që të tundë parlamentin, qeverinë dhe të ngrejë në këmbë Shqipërinë kur është fjala për interesat kombëtare të vendit, për të cilat Vlora ka mbajtur dhe do të mbajë gjithmonë flamurin e pararendëses dhe qendrës shqiptare në rrugën europiane të saj.

Të gjithë ne jemi gjendur nën pushtetin e propagandës së dhunës që nuk ka të bëjë me qytetarët. 25 prilli është dita që të mos e fshehim Vlorën  pas dy rrugëve, por ta shohim Vlorën ashtu siç është. Të kujtojmë gjithçka që çdo qytetar i Vlorës gjen në qytetin e vet. Të votojmë për ndryshimin, për Vlorën, shtëpinë tonë, për Shqipërinë. Vlora e ashtuquajtura mbretëreshë e turizmit fatkeqësisht në 70% të banorëve të saj nuk ka ujë më shumë se 2-3 orë në ditë. Vlora e ashtëquajtura mbretëreshë e turizmit, edhe pse propaganda e pushtetit thotë se ka investuar mbi 1 miliardë euro në 8 vite, sot kanalet e ujërave të zeza derdhen në det, për turpin e qeverisë. 25 prillin ta kthejmë në një ditë thirrje që askush më të mos e braktisë Vlorën, për shkak të krimit, korrupsionit që ju e hasni në çdo zyrë shteti ", tha Luan Rama.

Një thirrje ai e pati edhe për simpatizantët e PS të cilëve i tha të shikojnë listat e  partive të tjera dhe  "nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë"

"Kam dhe një apel për ata bashkëluftëtarë, bashkëqytetarë, anëtarë të PS, simpatizantë të PS, të cilët kanë sakrifikuar në Vlorë më shumë se kudo tjetër që Shqipëria të bëhej Europiane, që të mos cenohej asnjë pëllëmbe e vendit. I ftoj socialistët që të shohin listat e partive të tjera, që nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë. Por socialistët me zemër dhe shpirt shqiptari që e duan Shqipërinë, kanë dhe do të kenë përfaqësues të tyre Luan Ramën, themeluesin e PS, që e për nder dhe sot të quhet socialist e jo Rilindas, i krimit, i mykut", shtoi Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 04/04/2021 11:57

    Po ky begsi i perjashtuar nga shkolla skenderbeg eshte ngrefur si gjel. Po kapteri i prapavijes nga permeti cfare lidhje kishte me Luanin qe u be shkak per perjashtimin nga shkolla ushtarake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja