Luan Rama nga Vlora: Ftoj socialistët që të shohin listat e partive të tjera, nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë

Luan Rama nga Vlora: Ftoj socialistët që të shohin listat e partive të tjera, nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë

Luan Rama në Vlorë

Drejtuesi politik i LSI në Vlorë, Luan Rama, ishte sot i pranishëm në qytetin bregdetar, ku prezantoi kandidatët për deputet të kësaj force politike.

Sipas tij, lista e kandidatëve për deputetë që paraqet LSI në Vlorë është më përfaqësuesja, ndërsa i bëri thirrje votuesve që të votojnë për këtë forcë politike, pasi "kush voton LSI-në, voton Shqipërinë".

"Lista e kandidatëve për deputetë që paraqet LSI në Vlorë është më përfaqësuesja, më e mira më cilësorja dhe më fituesja. Prandaj 25 prilli do të jetë dita që do të votohet nën refrenin: Kush voton LSI-në, voton Shqipërinë.

Është e vërtetë që Vlora ka pasur deputet, por nuk ka pasur përfaqësues, Vlora ka pasur deputetë, por Vlora nuk ka pasur zërin e saj që të tundë parlamentin, qeverinë dhe të ngrejë në këmbë Shqipërinë kur është fjala për interesat kombëtare të vendit, për të cilat Vlora ka mbajtur dhe do të mbajë gjithmonë flamurin e pararendëses dhe qendrës shqiptare në rrugën europiane të saj.

Të gjithë ne jemi gjendur nën pushtetin e propagandës së dhunës që nuk ka të bëjë me qytetarët. 25 prilli është dita që të mos e fshehim Vlorën  pas dy rrugëve, por ta shohim Vlorën ashtu siç është. Të kujtojmë gjithçka që çdo qytetar i Vlorës gjen në qytetin e vet. Të votojmë për ndryshimin, për Vlorën, shtëpinë tonë, për Shqipërinë. Vlora e ashtuquajtura mbretëreshë e turizmit fatkeqësisht në 70% të banorëve të saj nuk ka ujë më shumë se 2-3 orë në ditë. Vlora e ashtëquajtura mbretëreshë e turizmit, edhe pse propaganda e pushtetit thotë se ka investuar mbi 1 miliardë euro në 8 vite, sot kanalet e ujërave të zeza derdhen në det, për turpin e qeverisë. 25 prillin ta kthejmë në një ditë thirrje që askush më të mos e braktisë Vlorën, për shkak të krimit, korrupsionit që ju e hasni në çdo zyrë shteti ", tha Luan Rama.

Një thirrje ai e pati edhe për simpatizantët e PS të cilëve i tha të shikojnë listat e  partive të tjera dhe  "nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë"

"Kam dhe një apel për ata bashkëluftëtarë, bashkëqytetarë, anëtarë të PS, simpatizantë të PS, të cilët kanë sakrifikuar në Vlorë më shumë se kudo tjetër që Shqipëria të bëhej Europiane, që të mos cenohej asnjë pëllëmbe e vendit. I ftoj socialistët që të shohin listat e partive të tjera, që nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë. Por socialistët me zemër dhe shpirt shqiptari që e duan Shqipërinë, kanë dhe do të kenë përfaqësues të tyre Luan Ramën, themeluesin e PS, që e për nder dhe sot të quhet socialist e jo Rilindas, i krimit, i mykut", shtoi Rama.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi e 'frymëzuar' në Vlorë, deformon poezinë e Ali Asllanit, thirrje për revolucion me Fan Nolin: Nuk kemi nevojë për PD


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar