DEVOLL- Nga Devolli, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta, njëkohësisht edhe bashkëshortit të saj, pasi ky i fundit është vendosur në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama në pothuajse të gjitha deklaratat e tij.
Për Kryemadhi, Rama ka frikë nga Meta pasi ai nuk bën kompromise për pushtetin as për fëmijët e tij. Mdje ajo shkon edhe më tej duke thënë se pret që Rama të thotë se nuki do të hyj në zgjedhje nëse ai do të jetë president.
"E dëgjoj që bërtet dhe ulëret, në fakt nuk kam pse ta mbroj unë Ilir Metën se Ilir Meta na ka mësuar dhe ne të tjerëve sesi të mbrohemi, jo më ta mbrojmë ne por e dëgjoj sesi bërtet dhe ulëret për Presidentin. Në fakt Edi Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta sepse Ilir Meta nuk bën kompromis për pushtetin e Edi Ramës, për xhepat e Edi Ramës, për xhepat e oligarkëve të Edi Ramës për inceneratorët e Edi RAMËS që paguajnë mediat, paguajnë gazetarët për të zhdukur fjalën inceneratorë nga fjalët tona.
E pra jo vetëm kjo, frika që njerëzit e kanë kuptuar vjedhjen që iu bën Rama çdo ditë xhepave të shqiptarëve, frika që njerëzit e kanë kuptuar sesi Rama po grabit pronat e shqiptarëve, ky njeri që në jetën e tij kurrë nuk është votuar por ka ardhur si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave ndërsa Ilir Meta është zgjedh Kryeministër me votat e socialistëve në vitin 2000, është zgjedhur Kryetar Parlamenti me votat e deputetëve socialistë dhe të LSI në vitin 2013 dhe President në vitin 2017 është zgjedhur me votat e partisë Socialiste përsëri dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të atij Parlamenti që e zgjodhi dhe kryetar Parlamenti dhe President. Ilir Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik, por ka ardhur gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të patur një lider i cili mbi të gjitha është shqiptar, i cili nuk bën kompromis për interesat e vendit as për fëmijët e tij dhe për këtë ne si Lëvizje Socialiste për Integrim jemi krenar për ato vite që ai na ka drejtuar, por dhe nga ana tjetër dua të theksoj, që edhe Ilir Meta të jetë krenar për të gjithë këta të rinj dhe të reja të cilët do ta ndjekin nga pas në rrugën e tij si President, për ti dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të prerë çdo lloj plani dhe për shitjen e detit edhe për ndarjen e Kosovës edhe për grabitjen e pasurive natyrore të Shqipërisë edhe për ta kthyer Shqipërinë në një gropë të plehrash, të cilat Edi Rama sot e kësaj dite e ka në planin e tij kryesor, sot Edi Rama të jeni të bindur, mos u çudisni kur mbas disa ditësh të dëgjoni të thotë që unë nuk hyj ne zgjedhje me Lul Bashën kryetar Opozite, nuk hyj në zgjedhje me Ilir Metën President, nuk hyj as me Monikën kryetare te LSI-së.
Edi Rama do të thotë unë do të hyj në zgjedhje po të kem President Taulant Ballën, po të kem kryetar të partisë Demokratike Elisa Spiropalin, po të kem kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndonjë tjetër, nuk e di se kush mund të vijë këtu tek LSI-ja, kështu që mos u çudisni kur mbas 1 jave të dëgjojmë që Edi Rama të thotë unë nuk hyj me 25 prill, por unë di të them vetëm diçka. 25 prilli është dita e fundit e mbretërimit kriminal të Edi Ramës dhe grupeve të tij", shprehet Kryemadhi.
Te gjithe politikanet mund dhe duhet ta kene pak frike njeri-tjetrin,eshte dicka e natyreshme dhe e shendeteshme per politiken,sidomos po te mendosh sekretet qe dine per njeri-tjetrin.
PërgjigjuKryemadhi ? Edhe gomarin tim duhet me pas frike ti.Ka pernasa te medha gjirhsesi ti e perballon ashtu si CORONEN
PërgjigjuPa tregoje atyre qe ke mbledhur aty ne Devoll sa te arrdhura ke,dhe si e ke pervetsuar ate pasuri marramendese.