Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në sesionin e ri në kuvend përmes një videoje me të rinjtë në Jalë. Ajo i është drejtuar Ramës me tog fjalëshin "I Vetmuari i Desperatos " duke i thënë se ai shpërnguli shqiptarët dhe bën sikur nuk shpërngul dot detin. Ajo përmendi edhe "lopatat ", duke theksuar se ai akoma nuk kishte parë motorët e saj reaktivë.

"I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s'ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S'ke parë akoma motorët reaktiv. Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë!", tha Kryemadhi.