Kryemadhi: Jam për lista të hapura! Tryeza për reformën do të vijojë edhe për zgjedhjet e reja dhe ndryshimin e Kodit Penal (VIDEO)

TIRANË - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se është pro ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi tha se listat e hapura mund të humbasin votat e partisë, por nga ana tjetër rrisin konkurrencën mes kandidatëve për deputetë.

Monika Kryemadhi tha se tryeza për reformën zgjedhore pas marrëveshjes politike për të bërë pjesë edhe opozitën jashtëparlamentare, në të ardhmen mund të shërbejë edhe për diskutime të tjera, sa i takon hapave për zgjedhjet e reja, por edhe për ndryshimin e Kodit Penal. Kjo do të shihet - tha Kryemadhi - nëse jep produktivitet me reformën zgjedhore.

"Reforma krijon hapësirën për të diskutuar edhe rregullime të ligjeve të tjera duke filluar tek kodi penale, agjenda e parë e kësaj tryeze dhe do të shohim sa produktive do të jetë, kjo tavolinë mund të vazhdojë edhe me diskutime të tjera, sa i përket hapave për zgjedhjeve të reja", tha Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se marrëveshja politike u arrit nga ndërkombëtarët, duke veçuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe kryedemokrati Basha dje tha se mazhoranca pranoi kërkesat e opozitës së bashkuar për zgjedhoren pas presionit ndërkombëtar, SHBA-ve, BE-së, dhe ambasadorit britanik në vendin tonë. 

Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar më herët se reforma zgjedhore është hapi për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me ato lokale, edhe pse theksoi se për këtë, nuk ka marrë garancinë e kryeministrit Edi Rama. Garancia që opozita e bashkuar ka marrë nga mazhoranca është miratimi me konsensus i reformëz zgjedhore pas daljes së një drafti final nga tryeza e diskutimeve që do të shkojë në seancë plenare brenda 15 marsit, pa ndryshime.  

Bashkëkryetarja e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Rudina Hajdari, pjesë e opozitës së re parlamentar, është gjithashtu për ndryshim sistemi dhe ka deklaruar pas tryezës së parë me të gjitha palët se do të luftojë deri në fund për listat e hapura. Nga ana tjetër, bashkëkryetari, Damian Gjiknuri, tha se ndryshimi i sistemit është pjesë e diskutimeve të komisionit parlamentar për reformën, por nuk qartësoi nëse do të bëhet objekt diskutimi edhe në tryezën politike. Sipas marrëveshjes paraprake të arritur, në pikat që palët do të kenë kontestime do të kërkohet asistenca e ekspertëve të OSBE/ODIHR, por Gjiknuri bëri të qartë se OSBE nuk do të merret me sistemin por vetëm me plotësimin e rekomandimeve të saj për procesin. Pritet të shihet nëse sistemi do të bëhet apo jo një pengesë për miratimin me konsensus të reformës zgjedhore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
VIDEO/ Kryemadhi: Gjiknuri është këlyshi, unë do të luftoj me bishën (Ramën)

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, pjesë e tryezës politike për këtë proces, është ushtar i Ramës dhe se beteja është për largimin e kryeministrit. Sipas Kryemadhit, asnjë qëndrim i opozitës së bashkuar nuk ka ndryshuar, dhe se i mbetet sistemit të drejtësisë të vendosë para përgjegjësisë personat e përfshirë në shit-blerjen e votave. Ajo tha se Gjiknuri është përgjegjësi e qeverisë.

"Unë do luftoj me bishën, jo me këlyshët e bishës, bisha në këtë histori është Rama, të tjerë janë ushtarë të tij, këlyshë të tij, që kanë bërë çfarë u ka kërkuar Edi Rama. Dënimi, është testi i Edi Ramës, e ka një nga kushtet e Bundestagut. Ne nuk lëvizim asnjë milimetër nga ato që kemi kërkuar. Nxjerrja përpara përgjegjësisë të të gjithë personave të implikuar në manipulimin e zgjedhjeve. Këtë detyrë e ka qeveria. Kjo i takon drejtësisë, dhe erdhi momenti të tregojë a është i kapur apo jo si sistem", tha Kryemadhi.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 16/01/2020 18:06

    Une jam per lista te hapura dhe per shale te hapura dhe per trajnime erotike ne Haremin veror te Jales

    Përgjigju
  • koli: 16/01/2020 17:51

    SHKO dhe rruaja k**et edi rames,,nafije dybeku….

    Përgjigju
  • Raul: 16/01/2020 14:58

    Nafije Dybeku ka ikur per lesh dhije bashke me sharebajgat e leshitlikes

    Përgjigju
  • FUNDËRRINA: 16/01/2020 12:44

    Shikoni se çfar tmerri kjo pise buçe fshatare mona hajdutja e korruptuar deri në palc thot do luftoj Edi Ramën. Deri dje kjo ka pas bashkpunim të ngusht me Ed. E kjo mendon se do ju hedhi hi syve Shqiptarve. P

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë