Kryemadhi: Jo vetëm Meta, por edhe Komisioni i Venecias i tejkaloi kompetencat

Kryemadhi: Jo vetëm Meta, por edhe Komisioni i Venecias i tejkaloi kompetencat

1570108183_venecia770x433.jpg
Për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi nuk është vetëm Presidenti Ilir Meta që e ka tejkaluar kompetencat, por edhe Komisionit i Venecias, sepse sipas saj, ka dhënë edhe një argumentim më të madh se ç’duhet, pra ka kaluar pyetësorin e tij.

"Nuk më krijon asnjë lloj ndjesie, ai është një draft paraprak, mund të them që unë nuk jam një juriste që ta analizoj. Më duket si një deklaratë politike, pavarësisht nga kjo unë nuk jam e aftë për të gjykuar personat që e kanë hartuar atë draft. Ajo që më bën përshtypje është që, me sa kam lexuar në letrën e Z. Ruçi, nuk është kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit por është kërkuar një opinion vetëm për dekretet e Presidentit.

Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencën e tij duke dhënë edhe një argumentim më të madh se ç’duhet, pra ka kaluar pyetësorin e tij, ka dalë në 30 qershor. Kështu që kemi një President që ka tejkaluar kompetencat, kemi edhe një Komision të Venecias që ka tejkaluar kompetencat. Kështu që, unë di të them që për mua, Komisioni i Venecias mos të harrojmë ka dhënë edhe një sugjerim në 2016-ën ku Shqipëria nuk duhet të qëndrojë asnjë ditë pa Gjykatë Kushtetuese. Ne kemi hyrë në vitin e tretë pa Gjykatë Kushtetuese kështu që Komisioni i Venecias është një sugjerim që kush të dojë e merr parasysh. Mendoj që është më shumë një anije letre në furtunën e gotës, në mënyrë të tillë për të larguar vëmendjen nga kushtet e Bundestagut.

Komisioni i Venecias nuk është vendimmarrës, mund të jetë orientues për Komisionin  e jashtëligjshëm, por ndërkohë që ky Komision e ka nxjerrë të jashtëligjshëm komisionin parlamentar  për çështjet e dekreteve, por nga ana tjetër e vetmja gjë që ne kemi përpara syve tanë dhe në tavolinë secili nga ne , janë 9 kushtet e Bundestagut, të cilat urojmë të mos shtohen nga vendet e tjera, të  ngelen aq, sepse po të shtohen dhe kushtet e tjera përsa i përket azilkërkuesve shqiptarë që është shtuar në 2018 nga Franca, do të jetë një problem shumë i madh sepse vazhdojnë akoma sot shqiptarët përgatiten çdo ditë e më shumë në kurset e gjuhëve të huaja për tu larguar nga Shqipëria dhe për të ofruar dijet e tyre në vendet e tjera" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi për Report Tv: LSI-ja nuk i trembet asnjë lloj marrëveshjeje PD-PS, Metës nuk ia liroj karrigen


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!