Kryemadhi: Ky muaj më shumë lidhje shpirtërore, dashuria s'mund të karantinohet

Kryemadhi: Ky muaj më shumë lidhje shpirtërore, dashuria s'mund të karantinohet

Kryetarja e LSI. Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë myslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit. Kryemadhi në urimin e saj uron që dhe pse në distancim fizik ky muaj të sjellë më shumë lidhje shpirtërore. Në fund të mesazhit të saj Kryemadhi duke iu referuar situatës së krijuar si shkak i COVID-19, shprehet se dashuria ajo që sot njerëzimi ka më shumë nevojë nuk mund të karantinohet.  “Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! Hëna e natës së sotme do të ndriçojë edhe rrugëtimin e motrave dhe vëllezërve tanë myslimanë, të cilët nisin një muaj adhurimi, sakrifice dhe dedikimi drejt lartësimit shpirtëror, përmes lutjeve, bamirësisë dhe agjërimit.

Lutjet e mia shkojnë për një agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët mysliman! Qoftë ky muaj i paqes shpirtërore, mundësi për më të pamundurit dhe shëndet i mirë në një kohë të vështirë, siç është dhe kjo që po jetojmë!

Bekimet e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, rizgjojnë te njeriu vlerat më të mira të tij në lidhjen me Zotin, marrëdhënien me familjen, por dhe sjelljen në shoqëri.
Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë e distancimit fizik, uroj të mundësojë ky muaj i shenjtë më shumë lidhje shpirtërore me njëri-tjetrin, pasi ajo që kemi më së shumti nevojë dhe ajo që nuk mund të karantinohet kurrë është dashuria”
, përfundon mesazhi i Kryemadhit.


Lajmi kryesor:

'3 trokitje, kleri s'i hapi shteg armikut'! Politika uron Ramazanin, Rama-Bashës: Agjërimi do lehtësonte gjuhë-çartjen


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor