Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë të cilëve iu tha se kryeministri Rama po mban peng të ardhmen, ndërsa shtoi se shqiptarët janë kthyer në makthin e kryeministrit.

"Tek vija rrugës, dëgjoja kryeministrin e famshëm që thoshte Mona, Luli, Meta, Mona, Luli, Meta, sepse në fakt ai nuk e ka frikën me ne. Ai e ka frikën me ju. Ai ka frikë nga ju, sepse ka 8 vite që ju ka gënjye. Ai ka frikë nga incerenatori i Elbasanit, sepse në vend që të hapte punë, në vend që të krijonte mundësi punësimi dhe zhvillimi për Elbasanin, ai hapi një gropë plehrash. Ai ka frikë nga bizneset e Elbasanit, të cilat janë mbyllur çdo ditë. Ai ka frikë nga gratë naftëtare në Ballsh, të cilave u ka vjedhur pagën e 20 muajve dhe vazhdon t’i vjedhë edhe minutat e jetës së tyre. Ai ka frikë nga mjekët, nga infermierët. Ai ka frikë nga një grua që qesh në mes të rrugës dhe e arreston. Ai ka frikë nga mësuesit. Por mbi të gjitha ka frikë nga ju. Sepse ju jeni makthi i tij, frika e tij. Sepse vota juaj në 25 prill do të jetë një votë, e cila do ta dërrmojë atë, jo për Edi Ramën si Edi Ramë, sepse ai është i vogël, si një mizë që shkelet me këmbë, por për fenomenin Edi Rama, që merr peng të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, që merr peng të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve" - tha Kryemadhi.