Ndërsa u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi s’u shpëtoi disa pyetjeve ‘ngacmuese’ nga gazetarët.

Kreut i PD, Sali Berisha, që disa orë përpara saj u paraqit gjithashtu në GJKKO për të njëjtën masë, ka aluduar ditët e fundit se gratë që janë të përfshira në hetimet e SPAK po përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë duke mbetur shtatzënë.

Me humor, Kryemadhi ‘garantoi’ se nuk do të mbetet shtatzënë, teksa deklaratën e Berishës e la të hapur për interpretime. Ndërkohë, me të qeshur, shtoi se ardhja e fëmijëve në jetë ndërsa popullsia reduktohet, është lajm pozitiv.

“Unë ju garantoj që me barrë nuk ngel. Këtë e them. Sigurisht që njerëzit, për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme procedurale, edhe mund të jenë thashetheme, edhe mund të jenë të vërteta. Sa herë vjen në jetë një foshnje, është një gjë e mirë se është një qytetar më shumë për Shqipërinë në këtë kohë që shpopullohet. Ndoshta, duke ditur që po shpopullojnë Shqipërinë, po ngrenë një mini-maternitet”, tha ai.