Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në studion e Report tv se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor sipas dekretit të presidentit.
"Zgjedhjet sipas dekretit të presidentit janë më 13 tetor dhe nuk ishin më 30 qershor. Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vetëm kërkesën e Idejet Beqirit dhe jo dekretin e presidentit. Si PD dhe opozita jemi për çështjen e standardeve. A është 13 tetori a 24 tetori është diçka që duhet ta diskutojmë të gjithë më presidentin e Republikës. Parlamenti sot është ilegjitim pasi kemi deputetë të zyrtarizuar nga prokuroria dhe të konfirmuar nga gazeta gjermane Bild. Sa herë e kemi diskutuat djegien e mandateve, kjo shihet si një fenomen që mund të kthehet zinxhir në rajon. Një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve është Vucic. Ai ka thënë se nëse do njihet në Shqipëri do vijojë edhe në vendet e tjera të rajonit", tha Kryemadhi.
Ajo tha se fatete e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen nga 5 veta që ulen në tavolinë prandaj duhet një referedum ku të vendosin shqiptarët.
“Unë mendoj që kjo punë zgjidhet vetëm nga shqiptarët. Dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen nga 5 veta që ulen në tavolinë.
Ne duhet të shkojmë në një referendum që duhet të vendosin shqiptarët se çfarë duhet të bëjnë. Pra në një referendum i cili është shumë i thjeshtë për t”u organizuar nuk ka nevojë, janë 50 mijë firma zgjedhësish, nëse nuk i kanë ne si LSI i kemi 50 mijë firma zgjedhësish që nuk kanë frikë të firmosin. Pyetësori është shumë i thjeshtë, doni sistemi me lista të hapur apo me lista të mbyllura. Doni ndarje administrative me 61 bashki apo me 100 bashki. Sepse reforma administrative ka dështuar. Të shikojmë nëse janë shqiptarët për këtë system. Ke ndarje administrative, sistemin zgjedhor, e do mazhoritar apo me lista të hapura apo të mbyllura. Presidentin, e do nga populli apo nga parlamenti. Dhe me këto 3 pika e mbyll këtë vorbull dhe tymnajë. Në momentin që votojnë shqiptarët për 45 ditë shkon në zgjedhje locale dhe të përgjithshme të parakohshme. Boll vendosën 5 veta por të vendosin shqiptarët”, deklaroi Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi: Kemi përgjime për 30 qershorin, unë s'kam frikë të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministër
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
5 Shkurt, 15:45
-
‘Shqipëria si Somalia’, Rama-komentuesit: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike
5 Shkurt, 10:12
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
5 Shkurt, 09:22
-
Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars
5 Shkurt, 09:12
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!
4 Shkurt, 17:12
-
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
4 Shkurt, 12:44
-
"Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg" - Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra (VIDEO)
4 Shkurt, 11:23
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20