TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë urimin e saj për vitin 2020. Megjithatë, në këtë urim, ajo që vihet re është se Kryemadhi as në këtë ditë nuk i ka lënë akuzat për qeverinë Rama.

Ajo i uron shqiptarëve që ky vit i ri të sjellë më shumë shpresë, energji të re dhe mundësi, sipas së cilës për këto po përpiqet opozita dhe se me ardhjen e saj në pushtet, Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.

“2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë. Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar. Uroj me zemër të gjithë shqiptarët e mi që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi. Kjo është arsyeja e angazhimit tonë, të rikthejmë shpresën në Shqipëri. Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni. Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Kryemadhi.