Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka pritur ditët e fundit të afateve ligjore për të prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.
Në të njëjtën kohë që duket se Monika Kryemadhi e ka marrë vendimin për të dalë e vetme në zgjedhje, kryetarja e LSI-së nuk ka pritur aleatin e saj Lulzim Bashën për vendimin që do të marrë koalicioni opozitar, por ka nisur njohjen e elektoratit me kandidatët për çdo zonë zgjedhore. Formacionin politik për qytetin e Tiranës, e ka prezantuar gjatë takimeve të fundit me qytetarët.
Njësinë numër 1 në kryeqytet, Kryemadhi ia ka besuar Erisa Xhixhos, në njësinë 2 gjatë një takimi ajo prezantoi Aldi Fushën, një emër shumë i diskutuar për shkak të akuzave që ka patur nga Partia Demokratike, ndërsa mes kandidatësh nuk mungojnë mjekët e pedagogët.
Të tjerë kandidatë të LSI për Tiranën janë emra të rëndësishëm të kësaj force politike Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Floida Kërpaci, Nora Malaj, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, por edhe Silva Cakajn për të cilën vetë Kryemadhi u shpreh se po bëhen tentativa nga Partia Socialiste për ta larguar nga LSI.
Kandidatët e prezantuar nga Kryemadhi në Tiranë
Njësia 1 Erisa Xhixho
Njësia 2 Aldi Fusha
Njësia 3 Blerdi Licaj
Njësia 4 Edmond Haxhinasto
Njësia 5 Petrit Vasili
Njësia 6 Floida Kërpaçi
Njësia 7 Klajda Gjosha
Njësia 8 Klevi pojana
Njësia 9 Erjona Bixha
Njësia 10 Nora Malaj
Njësia 11 Përparim Spahiu, Besnik Jakaj
Njësia 12 Silva Cakaj
Zall Herr Faik Basha
Vetë Kryetarja e LSI do të shfrytëzojë mundësinë për të garuar në më shumë se një qark. Emri i saj do të jetë në listat e Elbasanit dhe Fierit.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
Pas raportit të UNESCO, Partia e Lirisë: Arsimi, emergjencë kombëtare
7 Janar, 14:41
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Kryemadhi në SPAK e trembur: Nuk flas më para prokurorëve! Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, e kanë iluminuar kundër meje
6 Janar, 09:57
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e Partisë së Lirisë ‘e djegin’ në festën e fundvitit dhe i këndojnë këngë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:17
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor 2024, 12:40
Mesimi online po kthehet thjesht nje rutine me disa postime leksionesh. Studentet nuk po perfitojne ne kete menyre pothuajse asgje.Te behesh mjek online fatkeqesia e te nesermes.
Përgjigju