Kryemadhi pjesë e fushatës ruse të dezinformimit mbi COVID?! SHISH: Pas teorive konspirative fshihen vendet anti-Perëndim, manipuluan perceptimin mbi rrezikun e virusit

Kryemadhi pjesë e fushatës ruse të dezinformimit mbi COVID?! SHISH: Pas teorive konspirative fshihen vendet anti-Perëndim, manipuluan perceptimin mbi rrezikun e virusit

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë vitit 2020, në disa intervista televizive, ka befasuar me deklaratat e saj, duke e shpallur Covid-19 si një virus i krijuar në kushte laboratorike, si konspiracion të madh politik etj. Kryetarja e partisë së tretë më të madhe mbështeti kështu valën e teorive konspirative nga më të çuditshmet mbi Covid-19, duke shtuar pasigurinë dhe mosbesimin e publikut për respektimin e masave anti-covid. Nëse media të ndryshme, të cilat nuk janë referencë besueshmërie për publikun, i kanë përhapur lajmet e rreme mbi covid-19, edhe për arsye klikimesh, në mënyrë të pavetëdijshme për pasojat etj., artikulimi i teorive konspirative nga politikanët kryesorë të Tiranës, duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve të sigurisë. 

Përhapja e teorive konspirative dhe lajmeve të rreme mbi covid-19, është kryefjala e raportit të Shërbimit Informativ Shtetëror për çështjet e sigurisë në Shqipëri, gjatë vitit 2020. Në raportin e SHISH thuhet se aktorë shtetërorë dhe jo shtetëror të pozicionuar kundër SHBA-BE, u angazhuan në një fushatë të egër dezinformacioni në lidhje me COVID-19. Në raport nuk referohen emra, por thuhet se këta faktorë anti-perëndim, me fushatën e tyre, ndikuan në perceptimin e publikut mbi rrezikun e virusit, duke e konsideruar atë një shpikje biologjike. SHISH nënkupton në raport se pas kësaj fushatë fshihen Rusia dhe Kina, për t’ju kundërvënë SHBA-së dhe BE-së.

Në raport thuhet se “Situata e shkaktuar nga COVID-19 u shoqërua me fushata agresive dezinformimi dhe keqinformimi, të cilat ndikuan negativisht në përgjigjen reaguese dhe perceptimin e publikut mbi rrezikshmërinë reale të pandemisë. Aktorë shtetërorë jo-perëndimorë dhe ata jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, u angazhuan në fushata dezinformacioni dhe në lidhje me COVID-19, duke rënduar krizën dhe minuar përpjekjet për tejkalimin e saj, përfshi supozime se Perëndimi e ka krijuar virusin, se virusi është një armë biologjike, se BE-ja po dështon në menaxhimin e pandemisë, institucionet euro-atlantike nuk kanë kapacitete reaguese kolektive, se do të shpërbëhen nën këtë presion, etj”.

SHISH konstaton se mediat online dhe rrjetet sociale u bënë përcjellëse te publiku i teorive konspirative dhe raportimeve false. “Përveç përdorimit të aseteve të tyre mediatike, apo mediave të financuara e orientuara prej tyre për të drejtuar fushata të shënjestruara dezinformacioni, edhe shpërndarja jo e qëllimtë e informacionit fals dhe teorive konspirative në hapësirën online, ndenja e pasigurisë të publikut dhe nevojës për përgjigje lidhur me COVID-19, i favorizoi për të përhapur narrativat e tyre, propaganduar superioritetin dhe shënjhestruar sistemet demokratike si të dështuara.Në rajon dhe vendin tonë, propaganda dhe dezinformimi përbëjnë një ndër elementët e fushatës hibride që përdorin aktorët jo-perëndimorë në përballjen e tyre gjeopolitike me Perëndimin për arritjen e objektivave strategjike për t’iu kundërvënë dhe penguar proceset integruese euro-atlantike në rajon”.

Në raport flitet edhe për një koordinim ndërkombëtar për publikimin e lajmeve të rreme mbi covid, gjithnjë në kuadër kundër linjës së Perëndimit. “Një numër teorish konspirative janë shpërndarë nga platforma propaganduese, sociale e mediatike, që reflektuan edhe publikimet në kanalet mediatike shtetërore dhe jo-shtetërore të vendeve jo-perëndimore, të regjistruara në këto vende por edhe jashtë tyre, pa lidhje të qarta shtetërore. Shpërndarja e qëllimtë, por edhe për motive klikimi, nga llogari rrjetesh sociale, patën ndikim në perceptimin e publikut, me impakt në ulje të besueshmërisë për masat kundër COVID-19 dhe rrezikshmërinë reale të pandemisë. Hapësira online e vendeve të rajonit, por edhe vendit tonë, u bë shpërndarëse e këtyre narrativave”, thuhet në raport.

Sipas raportit të SHISH “Pandemia e shpejtoi përdorimin e diplomacisë agresive për të promovuar superioritetin e sistemeve politike autoritare.... Objektivat kryesore të operacioneve informative të këtyre aktorëve janë nxitja dhe amplifikimi i ndasive politike, sociale, etnike, fetare; minimi gradual i besimit në proceset, në sistemin demokratik, institucionet kombëtare e ndërkombëtare; përçarja e kohezionit kombëtar dhe midis vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së; manipulimi i perceptimit publik mbi to dhe paraqitja e modeleve të tyre qeverisëse si të suksesshme në menaxhimin e situatës në raport me shtetet perëndimore dhe organizmat ndërkombëtare”.

Rapoti i SHISH mbi dezinformimin rreth covid

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baxhella: 22/08/2021 12:47

    I kane rene pikes me kete"shkencetare" fushata ruse, ajo nuk ben as te pastroj gelasat e pulave,por vetem i vjedh dhe i ha

    Përgjigju
  • Like: 22/08/2021 03:54

    Dole perseri kjo surrat kali sepse n'a kishin rene veshte e syte rehat qe ishte zhdukur nga faqet e medias

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë